Urgj*nte! Nga 1 nëntori, makinat me targa të huaja mund të qëndrojnë vetëm…

Policia e Kosovës për rajonin e veriut ka njoftuar se, nga 1 nëntori, pronarët e automjeteve me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë më gjatë se tre muaj.

Ky vendim pritet t’i prekë veçanërisht pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, të cilët shpesh përdorin automjete me targa të Serbisë.

Një pjesë e qytetarëve, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i ndaluar targat serbe me shkurtesa të qyteteve të Kosovës – si KM (Mitrovica e Kosovës), PR (Prishtina) e të ngjashme – i kanë riregjistruar automjetet në ndonjë qytet të Serbisë dhe kanë qarkulluar me autorizim.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se një gjë e tillë nuk do të lejohet më, pasi është në kundërshtim me ligjin.

“Nuk do të mundë të qarkullojnë më makinat nga Serbia vetëm me autorizim”, theksoi ai, duke sqaruar se kjo vlen për ata që kanë përdorur automjete të tilla me dokumente kosovare.
Në Serbi autorizimet për automjete lëshohen në bazë të letërnjoftimit dhe lejes së qarkullimit.

Në praktikë, kjo do të thotë se serbët e Kosovës, të cilët nuk e kanë ndryshuar vendbanimin në sistemin serb dhe qarkullojnë me targa të një qyteti në Serbi, figurojnë në autorizim me të dhënat e letërnjoftimit të lëshuar nga organet e Serbisë për qytetet në Kosovë – dokumente që autoritetet kosovare nuk i njohin.

Elshani rikujtoi se edhe vitin e kaluar Ministria e Brendshme kishte trajtuar këtë problem dhe se tani zgjidhja është që shtetasit e Kosovës me makina me targa serbe t’i riregjistrojnë ato me targa të Kosovës – RKS.
Ndërkaq, shtetasit me dokumente serbe do të duhet të largohen nga Kosova çdo tre muaj.

“Duhet të regjistrohet hyrja në kufi, kështu e parasheh ligji”, tha ai, duke shtuar se gjoba për mosrespektim do të jetë 200 euro dhe do të vlejë për të gjithë, përveç rasteve të veçanta që mund të aplikohen për institucione të caktuara.

Si shembull përjashtimi, Elshani përmendi automjetet e urgjencës të institucioneve shëndetësore që funksionojnë në sistemin e Serbisë në Kosovë.

“Do të shohim nëse do të gjendet ndonjë zgjidhje për to”, tha ai.
Ndërrimi i targave serbe me ato kosovare ka qenë një prej çështjeve më të ndjeshme që ka shkaktuar tensione në veri të Kosovës. Pikërisht për këtë arsye, pjesëtarët e komunitetit serb, me nismën e Listës Serbe, kishin braktisur institucionet e Kosovës në veri./REL

Related Posts

I FUNDIT/ SPAK përfundon hetimet për vr asjen e Fatbardh Licit, katër të pandehur dërgohen për gjykim (EMRAT)

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit…

Pl agosi me th ikë një 15-vjeçar gjatë një konflikti, arrestohet 14-vjeçari në Durrës

Një 14-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit pasi dyshohet si autori i plagosjes me thikë të një 15-vjeçari gjatë një konflikti për motive të…

Reagon e tr*nditur Arbana Osmani pas lajmit tragjik se Shpat Kasapi ka ndërruar jetë

Lajmi për vdekjen e papritur të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi ka tronditur botën e artit dhe publikun shqiptar mëngjesin e sotëm. Artisti nga Tetova u nda…

Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, e dhimbshme çfarë thoshte ish gruaja për divorcin me këngëtarin: Ëndërroja që Roel të rritej me të dy prindërit..

Bota e muzikës është tronditur sot nga lajmi i hidhur për vdekjen e papritur të këngëtarit shqiptar, Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se këngëtari…

Beleri jep lajmin e kqe: Shqipëria nuk do të jetë pjesë e BE deri në…

Eurodeputeti Fredi Beleri u shpreh se nuk është e sigurt që Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Europian deri në vitin 2030. “Unë do kontribuoj aq sa…

Po vjen shiu i madh! Ja qytetet e Shqipërisë që rrezikojnë/ Duke nisur…

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduar si dhe rreshje shiu….