Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në Sheshin “Skënderbej”, ku disa vajza u përfshinë në një sh’err në mes të turmës së mbledhur gjatë një koncerti.
Në videon e siguruar nga JOQ Albania shihet se fillimisht dy vajza po konfrontohen mes tyre me shtyrje dhe gσditje. Teksa përpIasja vazhdon, një vajzë tjetër ndërhyn nga pas, e kap për flokësh njërën prej tyre dhe e përpIas fuqishëm në tokë. V*ktima duket e trσnditur, ndërsa përpiqet të ngrihet menjëherë.
Në sfond, disa persona përpiqen të ndërhyjnë për t’i ndarë, por ndërhyrja nuk mjafton për ta qetësuar situatën, ndërkohë që shumë të pranishëm mjaftohen vetëm duke filmuar me telefon.
Skena e pahijshme ndodhi gjatë koncertit ku ishte i ftuar reperi i njohur spanjoll Morad, i cili mblodhi mijëra të rinj në qendër të kryeqytetit. Për fat, përplasja nuk duket të ketë shkaktuar pasoja serioze, por ka ngritur pikëpyetje mbi masat e sigurisë në event.
JOQ Albania po pasqyron ngjarjen bazuar në pamjet e mbërritura, dhe mbetet e hapur të publikojë versionin e organizatorëve, policisë apo të palëve të përfshira.
—————————————————————————————————-
This publication is an informative report on real-life events. While the content may be considered sensitive by certain viewers, it is not intended to encourage, promote, or glorify harm in any form. As an independent media platform, we share this information solely for the purpose of transparency and public awareness./ Ky publikim është një raport informues mbi ngjarje reale. Përmbajtja mund të jetë e ndjeshme për disa shikues, por nuk synon në asnjë mënyrë të nxisë, promovojë apo të justifikojë dhunën. Si një platformë e pavarur mediatike, ne e ndajmë këtë informacion vetëm për transparencë dhe ndërgjegjësim publik.