“Do bëhemi milionerë ose…”- Babai i zakonshëm që drejtonte një perandori dr0ge! S’ kishte makina të shtrenjta dhe as bënte jetë luksi! Një bisedë në WhatsApp që zbuloi gjithçka

Për botën e jashtme, Robert Andrews Jr, 34 vjeç, ishte një baba i thjeshtë, punëtor, që jetonte në një shtëpi modeste në Newport, Uells. Nuk kishte makina luksoze, veshje firmato apo ndonjë shenjë që të bënte të dyshoje për ndonjë aktivitet kriminal.

Por sipas policisë, pas kësaj fasade fshihej një bos dr oge, i cili drejtonte një rrjet kriminal të mirëorganizuar, që shpërndante kokainë dhe heroinë me shumicë në të gjithë Uellsin jugor.

“Nuk kishte asgjë të shndritshme tek ai. Veshjet e punës, sjellja e zakonshme, asgjë nuk të bënte të mendoje që ishte një trafikant dr’oge,”, tha një agjent i infiltruar për dokumentarin e BBC-së Catching a Crime Boss.Si ra në gjurmët e policisë

Emri i Andrews Jr nuk ishte as në radarin e policisë deri në momentin kur oficerët zbuluan mesazhe WhatsApp në telefonin e një tjetër bosi droge, Kerry Evans, i cili tashmë është dënuar me 14 vjet e 5 muaj burg.

Në mesazhe, të dy diskutonin për marrëveshje droge me shifra gjashtëshifrore dhe bënin shaka se ose do bëheshin milionerë, ose do ndanin një qeli.

Ky “informacion i pakët” mjaftoi që njësitë speciale të Gwent Police të nisin operacionin “Mayland”, një hetim i fshehtë që do të zbulonte përmasat e jashtëzakonshme të aktivitetit kriminal të Andrews Jr.Takime sekrete

Agjentët filluan të ndjekin Andrews Jr dhe shpejt identifikuan një vend të fshehtë në një zonë pyjore afër autostradës M4, të cilën ai e përdorte për shkëmbime droge dhe para.

“Ishte një zonë shumë e dendur, askush nuk shkonte atje rastësisht,” tha një nga agjentet. “Krimi ndodhte jashtë syve të publikut.”

Në një prej këtyre takimeve, një shofer taksie, Mohammed Yamin, u ndalua nga policia menjëherë pasi kishte marrë 2 kg kokainë të pastër, me një vlerë në rrugë prej 200 mijë paundësh. Ai u dënua me 6 vjet e gjysmë burg për posedim me qëllim shpërndarje.

Hetimi zbuloi se Andrews Jr përdorte metoda të sofistikuara për të verifikuar dërguesit e parave, duke përdorur numra serialë të kartëmonedhave si kode identifikimi për transaksione të mëdha.

Në një rast, ai verifikoi një kartëmonedhë 5 paund për të siguruar që po ia dorëzonte 109 mijë paund njeriut të duhur. Brenda dy javësh, kishte kryer gjashtë pagesa me vlerë totale prej 650 mijë paundësh tek furnizuesit.

“Ai nuk ishte një shitës rruge. Ai tregtonte me kilogramë, si të ishin thasë me sheqer,” tha shefi i hetimeve, Andrew Tuck.Arrestimi

Pak para Krishtlindjeve të 2023, njësitë speciale sulmuan shtëpinë e tij në orët e para të mëngjesit. Ndërsa policia hynte në dhomën e tij, Andrews Jr tentoi të fshihte telefonin celular mbi një dollap, por ishte shumë vonë.

Në telefonin e tij u gjetën shënime të detajuara të porosive, detyrimeve financiare dhe klientëve, që përforcuan rolin e tij si koka e një grupi të strukturuar kriminal.

“Qeshi dhe dukej i pashqetësuar gjatë arrestimit,”, raportoi një nga agjentët.

Robert Andrews Jr pritet të përballet me një dënim të rëndë penal, ndërsa policia beson se kanë goditur një rrjet të gjerë trafiku droge, që operonte në mënyrë të sofistikuar dhe me struktura të mirëorganizuara në rajon

Related Posts

Pl agosi me th ikë një 15-vjeçar gjatë një konflikti, arrestohet 14-vjeçari në Durrës

Një 14-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit pasi dyshohet si autori i plagosjes me thikë të një 15-vjeçari gjatë një konflikti për motive të…

Reagon e tr*nditur Arbana Osmani pas lajmit tragjik se Shpat Kasapi ka ndërruar jetë

Lajmi për vdekjen e papritur të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi ka tronditur botën e artit dhe publikun shqiptar mëngjesin e sotëm. Artisti nga Tetova u nda…

Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, e dhimbshme çfarë thoshte ish gruaja për divorcin me këngëtarin: Ëndërroja që Roel të rritej me të dy prindërit..

Bota e muzikës është tronditur sot nga lajmi i hidhur për vdekjen e papritur të këngëtarit shqiptar, Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se këngëtari…

Beleri jep lajmin e kqe: Shqipëria nuk do të jetë pjesë e BE deri në…

Eurodeputeti Fredi Beleri u shpreh se nuk është e sigurt që Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Europian deri në vitin 2030. “Unë do kontribuoj aq sa…

Po vjen shiu i madh! Ja qytetet e Shqipërisë që rrezikojnë/ Duke nisur…

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduar si dhe rreshje shiu….

Vd iq papritur në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi, këngëtari ishte konfirmuar si pjesë e banorëve të Big Brother VIP 5

Është shuar në moshë fare të re këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Dyshohet se 40-vjeçari, babai i një djali, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku…