Vajza nxjerr nënën nga shtëpia dhe ajo fle në rrugë prej 3 muajsh

Merita Taollari prej 3 muajsh jeton në shkallët e pallatit pasi vajza e saj e nxori nga shtëpia që kishte në të njëjtën ndërtesë.

Merita tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se fle aty në hyrje të ndërtesës në të ftohtë. Vajzat nuk i flasin, por ajo shprehet se e ka marrë malli për fëmijët e nipërit.

Banorët tregojnë se gjendja është Meritës është e keqe, pasi ajo edhe nevojat personale i kryen aty në hyrje dhe nuk ka as ku lahet.

Te dyja vajzat e kane braketisur nenen e tyre duke e lene ne mjerim ne kushte shume te veshtira.

@rtvklanofficial

E nxjerr vajza nga shtëpia, jeton e bën nevojat personale në hyrje të pallatit Merita Taollari prej 3 muajsh jeton në shkallët e pallatit, pasi vajza e saj e nxorri nga shtëpia, që kishte në të njejtin pallat. Merita tregon, se fle aty në hyrje të ndërtesës në të ftohtë. Vajzat nuk i flasin, por ajo shprehet, se e ka marrë malli për fëmijët e nipërit. Banorët tregojnë, se gjendja e Meritës është e keqe, pasi ajo edhe nevojat personale i kryen aty në hyrje dhe nuk ka as, ku lahet. Ne shkuam fillimisht tek zyra e shërbimit social në bashkinë e Vlorës, ku na thanë, se është bërë vlerësimi i rastit dhe pritet zgjidhje nga Shërbimi Social Rajonal dhe Bashkia. Folëm me drejtorin e zyrës së strehimit në bashki, i cili tha, se procedura e parashikon, që zonja të gjejë një banesë me qira, të lidhë një kontratë dhe të përfitojë bonus, pasi bashkia nuk ka banesa dhe e ka të pamundur të gjejë një të tillë. Në kushtet, kur zonja vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor, Shërbimi Social i ka bërë shkresë spitalit psikiatrik, por ky i fundit nuk ofron kurim me shtrim të gjatë, por vetëm kurim ambulator. Vlora nuk ka qendra sociale dhe konviktet janë në rikontruksion. Gjithashtu në azil nuk mund të strehohej, pasi nuk ka mbushur moshën. Pas shumë përpjekjeve, zonjën Merita e strehuam në qendrën komunitare Vlorë, derisa të gjendet një banesë për të. Ajo shkoi të marrë kujdesin e duhur shëndetësor dhe do të rrijë në qendër, derisa t’i gjendet një banesë. Videon e plotë e gjeni në kanalin e YouTube ▶️ RTV KLAN TvKlan Stop Denoncim

♬ original sound – RTV KLAN – RTV KLAN

Related Posts

Lot në dasëm! Dhëndri thërret një vajzë tjetër në altar dhe i shpreh dashurinë në sy të nuses. Ja çfarë ndodhi.

Dita e dasmës është dita më e rëndësishme. Nuk është e lehtë të gjesh dikë për të ndarë pjesën tjetër të jetës tënde. Por kur e gjejmë…

Një burrë shkon të tërheqë para në bankomat, papritmas prek diçka me dorën e tij dhe aty ndodh e papritura.

Nuk është se është kaq e lehtë për të gjetur para rastësisht, por nganjëherë mund të ndodhë. Dhe nëse po, çfarë do të bënit me këto para?Bobby…

Xhensila Myrtezaj gjithnjë e më shpesh në Kosovë, shkak lidhja me Ledri Vulën! Postimi i fundit i këngëtares “zgjon” kuriozitetin për romancën

Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula vijojnë të jenë dyshja më e përfolur e publikut. Shpeshherë flitet për një marrëdhënie mes tyre, por asnjëri s’e ka konfirmuar, të…

Motra e Grida Dumës cmend rrjetin me bukurinë e saj, lë në hije Gridën

Gjatë një eventi artistik kushtuar Tefta Tashko Koços, Geris Duma, motra e moderatorës dhe ish-deputetes, Grida Duma, tërhoqi të gjithë vëmendjen me natyrshmërinë dhe elegancën e saj…

Kontrolli blic në burgun e Durrësit, e pabesueshme cfare u gjet ne qelite e VIPAVE

Nga kontrollet e zhvilluara këtë të shtunë në burgun e Durrësit, janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës “iPhone”, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në…

Çfarë po ndodh në Durrës? Policia ‘blindon’ burgun ku ndodhen politikanë e krerë bandash – kontroll i befasishëm në qelitë e sigurisë së lartë

Forca të shumta policie dhe efektivë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve zhvilluan sot një kontroll “blic” në ambientet e burgut të Durrësit, ku ndodhen të dënuar…