I dënuari me burgim të përjetshëm Aldo Bare ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar uljen e dënimit. Mësohet se Bare kërkon 45 ditë ulje dënimi, që i takojnë vitit 2018. Gjykata e Lartë ka hedhur shortin dhe kërkesën e Bares do ta shqyrtojë Sandër Simoni. Kjo nuk është hera e parë që Bare kërkon ulje dënimi, me arsyetimin për sjellje të mirë. Edhe në vitin 2023 ai përmes avokatëve bëri të njëjtën kërkesë.
Aldo Bare kërkon në Gjykatën e Lartë uljen e dënimit
Published inTë fundit
