“Kliko pikën jeshile, bëhu milioner”: Punonjësja e bashkisë Gramsh tregon si u mashtrua

Një tjetër skemë mashtrimi online ka dalë në dritë, këtë herë në qytetin e Gramshit, ku një punonjëse e Shërbimeve Sociale pranë Bashkisë ka rrëfyer se si u bë pjesë e platformës së dyshuar XUEX, duke investuar para të konsiderueshme me shpresën e fitimeve të shpejta.

Punonjësja, me inicialet E.Xh., ka dëshmuar para hetuesve se u njoh për herë të parë me platformën gjatë një dreke festive më 8 mars, ku dy kolege po diskutonin se si mjaftonte të klikonte një “pikë jeshile” në telefon për të gjeneruar fitime online.

E intriguar, ajo vendosi të regjistrohej bashkë me një kolege tjetër, duke investuar 1000 euro kapital fillestar. Pas këtij hapi, sipas saj, arriti të shihte në llogaritë online një shumë prej 3000 eurosh dhe të tjera rreth 5000 euro ende të pashkëputura.

Në dëshminë e saj, punonjësja ka treguar se fillimisht provoi të tërhiqte një shumë simbolike prej 100 USDT, të cilat iu konvertuan në rreth 7600 lekë në bankë, gjë që i dha bindjen se sistemi funksiononte. Pas kësaj, ajo e la shumën tjetër në platformë dhe në llogarinë Binance, ku sipas saj vazhdon të ketë mbi 3000 USDT.

Por historia nuk mbaron këtu. Ajo rrëfen se e ka ndarë linkun e regjistrimit edhe me familjarë të afërt – bashkëshortin, motrën, kunatin dhe të afërm të tjerë. Madje, për të ndihmuar motrën e divorcuar me dy fëmijë, i ka kaluar para nga llogaria e saj, duke besuar se ishte një investim i ligjshëm.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin e 6 personave dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve, të dyshuar si të përfshirë në këtë skemë piramidale online, e cila ka përfshirë shumë qytetarë në Gramsh dhe jo vetëm. Hetimet vijojnë për të identifikuar organizatorët dhe për të zbardhur rrjetin e plotë të mashtrimit.

Related Posts

Horoskopi, E mërkurë 26 nëntor 2025

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kaloni çaste te mrekullueshme me atë qe dashuroni dhe do mendoni sesi ta…

Ç’po ndodh në “BBVK 4”? Një tjetër banore ndërpret garën, shkak bëhet produksioni…

Tensionet në “Big Brother VIP Kosova 4” kanë kulmuar me një largim të papritur dhe të zhurmshëm, ku banorja Linda Rei ka vendosur të ndërpresë garën në…

E MARTË “TERSI” për këto dy shenja! Mos mbani mëri për …

Dashi Do jeni shume diskrete gjate kësaj dite me personin qe keni ne krah dhe te tjerët qe ju rrethojnë nuk do ju kuptojnë. Për ju e…

Monika Kryemadhi kërkon të jetë pjesë e Big Brother

Monika Kryemadhi ka shfaqur hapur qëndrimin e saj në rast se do t’i shkonte një ftesë për të marrë pjesë në Big Brother VIP. E pyetur nga…

E frikshme! Tjetër at*ntat si ai i Rinasit, makina e ndoqi dhe q*lloi, objektivi rival i Aldo Bares

Detaje nga atentati me armë mëngjesin e sotëm në Lushnje. Dyshohet se është qëlluar drejt mjetit të Julian Sulës, i njohur si “Juli i Pashkos”. Ai njihet…

Nami ne vend, disa te arrestuar, e rende ckane bere

Policia e Lezhës ka arrestuar disa persona, për vepra të ndryshme penale. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kapën shtetasin K. L., 24…