Borxhet e RTSH-së/ Nga Beniada te Kozeta Kurti e Nazarko, sa paguheshin “VIP-at” (FATURAT)

Kur Eni Vasili mori drejtimin e Radio Televizionit Shqiptar në fund të prillit 2025, të gjithë e dinin se institucioni kishte probleme serioze me funksionimin e brendshëm dhe strukturën në tërësi, ashtu si edhe probleme të caktuara financiare.

Por, pakkush mund ta pandehte se transmetuesi publik në vend, ishte kthyer në një “gropë thithëse” të vërtetë, me neglizhenca prej drejtuesve madhorë, me shuma të mëdha të kërkuara për emisione dhe me abuzimet shqetësuese për një institucion që mbahet më këmbë me paratë e taksapaguesve.

Përmasa të mëdha veçanërisht, këto probleme të brendshme të RTSH-së, morën në çastin kur persona të kontraktuar për projekte nga jashtë strukturës së transmetuesit, filluan të ankoheshin për rrogat e prapambetura me muaj.

Prej tyre, një ndër, ishte Kozeta Kurti, autore dhe drejtuese e një projekti në formë emisioni javor në RTSH, e cila shprehu indinjatën për lënien pa pagesë për pesë muaj për punën e saj, duke ngjallur kështu zhurmën e madhe mediatike rreth rastit.

Megjithatë, e pyetur për rrethanat e situatës, drejtuesja e RTSH-së, Vasili, pohoi për Albanian Post se ka pasur probleme me pagesat, por vetëm kur bëhet fjalë për honorarë të punonjësve të projekteve të jashtme dhe jo lidhur me punonjësit e brendshëm të RTSH-së, për të cilët shpjegoi se data e pagesës së tyre nuk ka lëvizur asnjëherë dhe institucioni ka qenë korrekt.

Por, çfarë fshihet në gjithë këtë zhurmë mediatike dhe luftë të vetëshpallur ndaj institucionit dhe drejtueses së re të tij? E vërteta e plotë, është vetëm një!

Rasti Kurti

Nuk ka përligjje për lënien e punonjësve pa paga. Kjo gjë duhet bërë e qartë prej fillimit.

Por nuk mund të ketë as anashkalim të përgjegjësive të paraardhësve dhe gabimeve që mund t’i kushtojnë një institucioni më shumë edhe se vetë emri dhe pesha që mbart në opinion.

Kozeta Kurti, e cila kërkon të shpaguhet prej pesë muajsh për disa seri emisionesh të realizuara, është pak të thuhet se kërkon shuma të padëgjuara për një program me plot probleme, pa esencë dhe me shikueshmëri të ulët.

Në një preventiv të bërë publik, Kurti paraqet kërkesat, të cilat shkojnë në një total prej 4 milionë e 816 mijë lekësh, ose përafërsisht 50 mijë euro në kursin aktual të këmbimit.

Related Posts

Horoskopi, E mërkurë 26 nëntor 2025

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kaloni çaste te mrekullueshme me atë qe dashuroni dhe do mendoni sesi ta…

Ç’po ndodh në “BBVK 4”? Një tjetër banore ndërpret garën, shkak bëhet produksioni…

Tensionet në “Big Brother VIP Kosova 4” kanë kulmuar me një largim të papritur dhe të zhurmshëm, ku banorja Linda Rei ka vendosur të ndërpresë garën në…

E MARTË “TERSI” për këto dy shenja! Mos mbani mëri për …

Dashi Do jeni shume diskrete gjate kësaj dite me personin qe keni ne krah dhe te tjerët qe ju rrethojnë nuk do ju kuptojnë. Për ju e…

Monika Kryemadhi kërkon të jetë pjesë e Big Brother

Monika Kryemadhi ka shfaqur hapur qëndrimin e saj në rast se do t’i shkonte një ftesë për të marrë pjesë në Big Brother VIP. E pyetur nga…

E frikshme! Tjetër at*ntat si ai i Rinasit, makina e ndoqi dhe q*lloi, objektivi rival i Aldo Bares

Detaje nga atentati me armë mëngjesin e sotëm në Lushnje. Dyshohet se është qëlluar drejt mjetit të Julian Sulës, i njohur si “Juli i Pashkos”. Ai njihet…

Nami ne vend, disa te arrestuar, e rende ckane bere

Policia e Lezhës ka arrestuar disa persona, për vepra të ndryshme penale. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kapën shtetasin K. L., 24…