Vɾaυ aυtorin që i pI*gosi vajzën 11 vite më parë, Prokuroria e Dibrës kërkon bυrgim të përj’etshëm për Islam Metën

16 Shtator, 2025

DIBËR- Prokuroria e Dibrës ka kopsitur ditën e sotme dosjen në ngarkim të Islam Metës. Meta në vitin 2024 vrau me armë zjarri 54-vjeçarin Petrit Pupla, për shkak se i kishte pl agosur vajzën 11 vite më parë.

Teksa ka dorëzuar dosjen në Gjykatë, Prokuroria ka kërkuar burgim të përj etshëm. Pas ngjarjes, autori ka telefonuar vetë policinë dhe është larguar në drejtim të shtëpisë së tij.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër, kërkon deklarimin fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit I.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 i Kodit Penal, në dëm të viktimës P.P.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.27, regjistruar më datë 22.01.2024, rezultoi se shtetasi I.M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P. i cili ishte duke ecur në fshatin Vig me një tjetër person. Sapo ka kryer aktin, ai ka lajmëruan policinë dhe u largua drejt banesës së tij.

Djali i autorit, ka sqaruar se babai i tij kishte konflikt të vjetër me këtë shtetas pasi ai i kishte plagosur me armë vajzën e tij si dhe vajzën e vëllait, veprim për të cilin ai u dënua me 12 vite burgim. Për këtë konflikt, megjithëse viktima kishte kryer dënimin palët nuk ishin pajtuar. Madje, kohët e fundit, para 3-4 muaj para se të ndodhte vrasja, shtetasi I.M. i dërgoi mesazh nëpërmjet dajës së tij, që viktima të mos shkonte më në fshat se nëse do t’i dilte para do ta vriste.

Sa më sipër, rezultoi e provuar se i pandehuri I.M. ka konsumuar tërësisht elementet e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 i Kodit Penal, e provuar nga kryerja e veprimeve hetimore. Motivi i kësaj ngjarje kriminale është hakmarrja, pasi viktima ka qëlluar dhe plagosur vajzën e të pandehurit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit I.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 i Kodit Penal, në dëm të viktimës P.P. dhe dënimin e të pandehurit me burgim të përjetshëm.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…