U dashurua me studenten e tij, Timo Flloko rrëfen historinë e dashurisë me Vera Grabockën

Aktori i njohur Timo Flloko ka rrëfyer se si është njohur me bashkëshorten e tij, producenten dhe regjisoren, Vera Grabocka.

“Rastësia”, tregoi ai, teksa rrëfeu se ishin fare të rinj kur fati i bëri së bashku në një shkollë. Timo Flloko ishte profesori, ndërsa Vera Grabocka studentja e tij.

“Nëse s’do të isha emëruar në Tiranë, se mund të ndodhte që të emërohesha në Vlorë, nuk do ta kisha njohur këtë vajzë të re, apo zonjë sot. Se e njoha e bankat e shkollës, ishte studentja ime”, rrëfeu aktori, i ftuar në emisionin “Opinion”.

Ai tregon se bashkëshortja e tij ishte e veçantë, edhe në atë kohë, në sjellje, energji dhe biseda.

“Vera ishte dashuri që aty ngeca, sepse unë besoj që nuk kam qenë djalë jo simpatik…”, u shpreh Timo Flloko, duke shtuar se tërheqja mes tyre ishte e dyanshme.

“Ndonjëherë më dukej më shpërfillëse Vera, sesa unë. Ngeca. Dhe sa mirë, sepse në jetë njeriu ka nevojë për një mbështetje. Vera ka qenë mbështetje siç mbështetet një trup tek një lis kur është i lodhur, ashtu jam mbështetur gjithë jetën”, thekson aktori.

Ai rrëfeu se Vera është kritikja e tij, e cila nuk gabon kurrë dhe gjithmonë ka të drejtë, duke shtuar se ka prirjen që të të çojë aty ku duhet.

“PR i saj në të folur është, në të folur nuk ia del, në të shkruar mund t’ia kaloj”, tregon Timo Flloko.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Si u njohe me Verën?

Timo Flloko: Fati… Ishim fare të rinj, unë e njoha në shkollë. Rastësia. Kjo duhet kuptuar që nëse unë nuk do të isha emëruar në Tiranë, se mund të ndodhte që të emërohesha në Vlorë, nuk do ta kisha njohur këtë vajzë të re, apo zonjë sot. Se e njoha e bankat e shkollës, ishte studentja ime. Ishte e veçantë edhe në atë kohë.

Blendi Fevziu: E veçantë në çfarë kuptimi?

Timo Flloko: E veçantë në dinamikë, në sjellje, në energji, në natyrë, në biseda.

Blendi Fevziu: Unë i kam thënë njëherë që me energjinë që ka mund të konkurronte 3 hidrocentralet që ka Shqipëria bashkë. Realisht. Po të ishte mundësi të tre hidrocentralet e mëdhenj që kemi..

Timo Flloko: Siç thotë dhe dhëndri im, nëse nuk do të ishte shpikur motori i Ferrarit, do ishte Vera. Vera ishte dashuri që aty ngeca, sepse unë besoj që nuk kam qenë djalë jo simpatik…

Blendi Fevziu: Ngece, apo s’të lëshoi Vera?

Timo Flloko: Jo, ishte e dyanshme tërheqja. Biles do të thoja që ndonjëherë më dukej më shpërfillëse Vera, sesa unë. Ngeca. Dhe sa mirë, sepse në jetë njeriu ka nevojë për një mbështetje. Vera ka qenë mbështetje siç mbështetet një trup tek një lis kur është i lodhur, ashtu jam mbështetur gjithë jetën.

Blendi Fevziu: Dy personazhe shumë të njohur, dy personazhe shumë ambiciozë, dy personazhe që janë pak a shumë në të njëjtën fushe..

Timo Flloko: Vera ka një ndryshim, Vera është fenomen.

Blendi Fevziu: Ishte i vështirë ky…

Timo Flloko: Ne komunikojmë në mënyrë si artistë sigurisht… Vera gjithmonë jep mendime për një gjë. Ka intuitë, ka shqisën e gjashtë.

Blendi Fevziu: Ka qenë Vera kritikja e parë e jotja në fakt, e filmave?

Timo Flloko: Sigurisht që po.

Blendi Fevziu: Ishin të qenësishme kritikat e saj.

Timo Flloko: Absolutisht që po, ajo ka ndjesi, ka nuhatje.

Blendi Fevziu: Po a shkon drejt një perfeksioni që shpeshherë bëhet i lodhshëm, sepse njeriu…

Timo Flloko: Ndonjëherë Vera ka prirjen që të të çojë aty ku duhet… Për shembull, duhet të shkosh tek Blendi më tha mua, po shiko të dukesh mirë, flokët, këto… dhe e kërkon formën, sepse është lloji i artit, është televizioni. Në thelb nuk gabon kurrë. PR i saj në të folur është, ti e di vetë e njeh, në të folur nuk ia del, në të shkruar mund t’ia kaloj.

Blendi Fevziu: Po e vendosi një gjë, ka vetëm një zgjidhje t’ia pranosh, ose zgjidhja tjetër është t’ia pranosh prapë. Nuk ka zgjidhje tjetër.

Timo Flloko: Ajo kurrë nuk gabon, gjithmonë del fjala e saj. Në terma afatgjatë, Vera ka të drejtë.

Related Posts

Sot, një punonjës u zu poshtë nga masivi i dheut/ Qytetari denoncon ndotjen nga fabrika e kromit: Janë zhdukur peshqit!

Një qytetar nga Klosi ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një katastrofë mjedisore që po ndodh prej vitesh në fshatin Skënderaj, njësia Suç, bashkia Klos. Ai…

Pak ditë para diplomimit studentja мᶏsakrohet për vd’єkje, mister ᶏutori dhe shkaku i kriмit të rëndë

Një studente britanike e infermierisë që studionte në SHBA është gjetur e masa kruar për vd ekje me th ikë në një apartament në Hjuston të Teksasit,…

Njihuni me projektin e ri të OpenAI! Kriptomonedha në shkëmbim të syrit!

Sam Altman, drejtuesi i OpenAI, ka lançuar zyrtarisht në SHBA projektin e tij të ri të identitetit dixhital dhe kriptomonedhës, të quajtur “World”. Ky projekt synon të…

Gjeti 150 tonë flori me vlerë 14 miliardë euro, shteti francez ia sekuestroi. Hapet debat i madh: A duhet konfiskuar ajo që gjen në pronën tënde? Ja kleçka që përdori qeveria

Zbulon një minierë ari në kopshtin e tij, por shteti ia konfiskon: “Çdo gjë që ndodhet nën tokë është pronë e qeverisë” Michel Dupont, një fermer 52-vjeçar…

Horoskopi ditor, e diel 4 maj 2025

Dashi Dashuria: Ju mund t’ia kushtoni këtë ditë pushimit dhe më në fund të gjeni kohën për të shijuar gëzimet e vogla të jetës. Marrëveshja me partnerin…

“O vd*qa, mbarova”, shitësja e qirinjve kërkon ndihmë pas s*lmit me a*më, tre të rinj në l*ftë për jetën në Laç

Laçi është tronditur mesditën e sotme nga të shtëna me armë, teksa dyshohet nga të dhënat paraprake për të paktën 4 të plagosur. Bëhet me dije se…