I hodhën gabimisht 390,000 euro në llogari, gruaja i shpenzon brenda pak orëve dhe ajo qfare ndodhe me pas…

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur Argjentinën ditët e fundit, ku protagonistja është një grua e quajtur Veronica Acosta, e cila përfundoi nën akuzë për mashtrim pasi mori aksidentalisht një shumë marramendëse prej 500 milionë pesos argjentinase (rreth 390 mijë euro) në llogarinë e saj bankare.

Historia nisi kur Acosta priste një shumë të vogël prej vetëm 8,000 pesos si pagesë mbështetëse nga ish-bashkëshorti i saj, por në vend të saj, në llogarinë e saj u depozitua një shumë shumë më e madhe. Pa humbur kohë, ajo kreu 66 transaksione përmes transfertave dhe blerjeve të ndryshme, disa për vete dhe disa në emër të të afërmve të saj.

Sipas mediave vendase, brenda orëve të para pas depozitimit, Acosta bleu një makinë, pajisje shtëpiake si frigorifer, dy televizorë, një mikrovalë, një fritezë, madje edhe një kapak tualeti dhe pllaka për shtëpinë. Vetëm në 10 minutat e para pas hyrjes së parave, ajo kreu 12 transaksione.

“Mendova se ishin 500 mijë, jo milionë. Me gjithë ato nevoja, shkova në supermarket, ndihmova familjen, u transferova para vëllezërve të mi,” shpjegoi Verónica.

Rasti u zbulua nga një zyrtar financiar në provincën San Luis dhe prokuroria ngriti padi ndaj gjashtë personave, përfshirë Acostën, me akuza për mashtrim. Gjykata vendosi që secili i pandehur duhet të paguajë një garanci prej 30 milionë pesos për të shmangur arrestin.

Autoritetet njoftojnë se rreth 90% e shumës së gabuar është rikuperuar, ndërsa pjesa tjetër është bllokuar në llogari elektronike.

Në mbrojtje të saj, Acosta tha se kishte nevoja të mëdha ekonomike dhe se nuk kishte ndërmend të mashtronte. Avokati i saj deklaroi se bëhej fjalë për një gabim të qeverisë dhe se po përpiqen t’i vënë fajin qytetarëve: “Ky nuk është një rrjet mashtruesish. Gabimi ishte i qeverisë dhe tani kërkojnë të fajësojnë të tjerët. Kërkesa për garanci është shkatërruese”

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…