Gara për kreun e ri të SPAK, ja kush janë emrat e prokurorëve më potencialë që mund të pasojnë Altin Dumanin

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka çelur sot garën për kreun e ri të SPAK, ku kandidatët që duan të marrin pjesë, kanë 3 javë afat për dorëzimin e dokumentacioneve.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka bërë publike disa nga emrat potencialë që lakohen nga kolegët e tyre, të cilët mund të hyjnë në garë për të drejtuar SPAK, pas përfundimit të mandatit të kreut aktual, Altin Dumani.

Sipas saj, janë 20 emra prokurorësh, por vetëm 18 prej tyre mund të futen në garë, pasi Arben Kraja dhe Altin Dumani nuk u lejohet më të konkurrojnë pasi e kanë mbajtur më parë këtë detyrë.

Disa nga emrat më potencialë që mund t’i futen kësaj gare, janë Klodian Braho, Adnan Xholi, Vladimir Mara, Elvin Gogaj, Anita Jella, Doloreza Musabelliu apo Sotir Kllapi.

Këta emra nuk janë të konfirmuar ende, por janë ata që përfliten nga kolegët e tyre si më potencialët.

Por kush është profili i këtyre prokurorëve?

Klodian Braho, njihet si prokuror karriere dhe me rekorde shumë të mira në hetimin e çështjeve kundër korrupsionit, në nivele të larta apo dhe sistemit të drejtësisë.

Adnan Xholi, gjithashtu me rekorde pozitive në hetimin e narkotrafikut, hetime brenda vendit si dhe me taskforca gjermane dhe franceze.

Vladimir Mara, me rekorde pozitive në lidhje me disa hetime të bujshme, në bashkëpunim me antimafien italiane.

Elvin Gogaj, po ashtu njihet për rekorde pozitive sa i përket hetimit të tenderave dhe të hetimit të zyrtarëve dhe në nivel të pushtetit lokal.

Anita Jella, prokurore me rekorde pozitive në fushën e tenderave.

Doloreza Musabelliu, prokurorie që njihet për hetimin e disa çështjeve të bujshme. Ajo vazhdon të jetë në mbrojtje nga shteti jo vetëm sepse hetoi grupin ‘Haxhiu’, por doli në dosje ku emri i saj përflitej që të dëmtohej nga anëtarët e grupit.

Sotir Kllapi, me rekorde në fushën e korrupsionit dhe sidomos ndaj pushtetit lokal, më i fundit ishte Vangjush Dako, e gjithashtu ka në hetim dosjen e Ilir Metës.

Related Posts

Horoskopi, E mërkurë 26 nëntor 2025

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kaloni çaste te mrekullueshme me atë qe dashuroni dhe do mendoni sesi ta…

Ç’po ndodh në “BBVK 4”? Një tjetër banore ndërpret garën, shkak bëhet produksioni…

Tensionet në “Big Brother VIP Kosova 4” kanë kulmuar me një largim të papritur dhe të zhurmshëm, ku banorja Linda Rei ka vendosur të ndërpresë garën në…

E MARTË “TERSI” për këto dy shenja! Mos mbani mëri për …

Dashi Do jeni shume diskrete gjate kësaj dite me personin qe keni ne krah dhe te tjerët qe ju rrethojnë nuk do ju kuptojnë. Për ju e…

Monika Kryemadhi kërkon të jetë pjesë e Big Brother

Monika Kryemadhi ka shfaqur hapur qëndrimin e saj në rast se do t’i shkonte një ftesë për të marrë pjesë në Big Brother VIP. E pyetur nga…

E frikshme! Tjetër at*ntat si ai i Rinasit, makina e ndoqi dhe q*lloi, objektivi rival i Aldo Bares

Detaje nga atentati me armë mëngjesin e sotëm në Lushnje. Dyshohet se është qëlluar drejt mjetit të Julian Sulës, i njohur si “Juli i Pashkos”. Ai njihet…

Nami ne vend, disa te arrestuar, e rende ckane bere

Policia e Lezhës ka arrestuar disa persona, për vepra të ndryshme penale. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kapën shtetasin K. L., 24…