Nami në Tiranë, dhjetëra te arr*stuar, e rende cfare kane bere

Dhjetëra persona janë arrestuar apo proceduar penalisht në Tiranë gjatë orëve të fundit, për një sërë veprash penale që përfshijnë dhunë në familje, mashtrim, aksidente rrugore dhe posedim të lëndëve narkotike.Policia ka ndërhyrë në disa raste të dhunës, përfshirë ushtrim dhune ndaj vjehrrës dhe vajzës, si dhe për konfliktet pronësore. 🡇Shtყpηi iɱazhin/rҽkIaɱɱen më ρoshtë dhe hap pamjet🡇

Gjithashtu janë evidentuar raste të vjedhjeve, manipulim të matësve elektrikë dhe kundërshtime ndaj forcave të rendit.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. K., 38 vjeç, pasi në rrugën “Ded Gjo Luli” shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi lënde narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. M., 28 vjeç, pasi i gjetën një sasi të vogël lëndë të dyshuar narkotike kokaine.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. B., 36 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit B. N.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas të mitur të moshave 14 vjeç dhe 15 vjeç, pasi dyshohet se kanë vjedhur disa materiale shkollore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:

-arrestuan shtetasin G. H., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, si dhe ka shkelur urdhërin e mbrojtjes;

-arrestuan shtetasin M. N., 23 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina” iu gjet një shkop metalik;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. R., 55 dhe F. B, 39 vjeç, pasi kanë kanosur 2 shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. Q., 57 vjeç, pasi u konstatua duke hedhur interte në një sipërfaqe toke, pa patur dokumentacion përkatës;

-K. K., 30 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur shtetasin P. A, i cili mori ndihmë mjekësore në spital;

-A. K., 42 vjeç, E. Gj., 49 vjeç dhe A. Gj., 40 vjeç, pasi 42-vjeçari dhe 49-vjeçari kanë mosmarrëveshje në lidhje me pronësinë e një subjekti, ndërsa shtetasi A. Gj., gjatë kohës që 2 shtetasit kanë qenë duke dhënë sqarime në Polici, ka hequr me vetëgjyqësi, shiritin që kishin vënë punonjësit e Policisë, te subjekti, si dhe ka montuar një qepen.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:

-arrestuan shtetasin A. K., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 18 vjeçe;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. Sh., 42 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. H dhe H. H, familjarë, pasi për motive pronësie, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. K., 34 vjeç, pasi ka kundërshtuar urdhërin e punonjeses së Policisë Bashkiake, për të lëvizur automjetin të parkuar në menyrë të parregullt;

-shtetasin E. B., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike, në banesën e tij;

-Gj. Sh, E. H, A. R, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin;

-T. K., 38 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. Sh, 36 vjeç, H. F., 59 vjeç, Q. M., 61 vjeç dhe A. C., 49 vjeç, pasi në një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit F. Sh, u konstatuan të hedhura një grumbull dherash, pa dokumentacion përkatës, si dhe 3 automjete me drejtues shtetasit H. F, Q. M dhe A. C.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. M., 36 vjeç, pasi dyshohet se në anë të mashtrimit nuk i ka kthyer një shumë parash që i detyrohet shtetasit A. S.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit B. D. 43 vjeç dhe B. D., 35 vjeçe, bashkëshortë, të dy banues në Korçë, pasi dje, vajza e tyre 16-vjeçe dhe gazetarë të një emisioni investigativ që po trajtonin rastin, kanë deklaruar se 2 të proceduarit e kanë detyruar të miturën, të lidhë fejesë. Veprimet procedurale me të miturën u kryen në prani të psikologes dhe punonjëses sociale dhe në përfundim të tyre ajo u pajis me urdhër të mbrojtjes së menjëhershme dhe u dërgua në një qendër të posaçme për trajtimin e vajzave/grave të dhunuara.

Specialistët e qarkullimit rrugor:

-arrestuan shtetasin A. B., 56 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. G, dhe më pas 56-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu, ky shtetas nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për kryerjen e testit të alkoolit. Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

-arrestuan shtetasin E. H., 42 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. R., 34 vjeç, pasi në bulevardin “Zhan D’ark” me motomjetin që drejtonte ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. Xh, e cila pas marrjes së mjekimit, kaloi për në banesë. Gjithashtu, nga aksidenti është dëmtuar dhe drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 40 vjeç, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me automjetin që drejtonte ka përplasur biçikletën me të cilën po lëvizste shtetasi A. Z, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 16.09.2025, kallëzuan shtetasit:

-S. P, se nëpërmjet rrjeteve sociale i kanë dërguar mesazhe me përmbajtje fyese. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të rastit;

-A. N, se në rrjete sociale është hapur një profil fals në emër të shkollës ku punon, dhe postojnë shprehje ofenduese për nxënësit dhe stafin pedagogjik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit;

-M. K, se gjatë natës i kanë vjedhur disa pajisje pune dhe një shumë parash në biznesin e tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Horoskopi, E mërkurë 26 nëntor 2025

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kaloni çaste te mrekullueshme me atë qe dashuroni dhe do mendoni sesi ta…

Ç’po ndodh në “BBVK 4”? Një tjetër banore ndërpret garën, shkak bëhet produksioni…

Tensionet në “Big Brother VIP Kosova 4” kanë kulmuar me një largim të papritur dhe të zhurmshëm, ku banorja Linda Rei ka vendosur të ndërpresë garën në…

E MARTË “TERSI” për këto dy shenja! Mos mbani mëri për …

Dashi Do jeni shume diskrete gjate kësaj dite me personin qe keni ne krah dhe te tjerët qe ju rrethojnë nuk do ju kuptojnë. Për ju e…

Monika Kryemadhi kërkon të jetë pjesë e Big Brother

Monika Kryemadhi ka shfaqur hapur qëndrimin e saj në rast se do t’i shkonte një ftesë për të marrë pjesë në Big Brother VIP. E pyetur nga…

E frikshme! Tjetër at*ntat si ai i Rinasit, makina e ndoqi dhe q*lloi, objektivi rival i Aldo Bares

Detaje nga atentati me armë mëngjesin e sotëm në Lushnje. Dyshohet se është qëlluar drejt mjetit të Julian Sulës, i njohur si “Juli i Pashkos”. Ai njihet…

Nami ne vend, disa te arrestuar, e rende ckane bere

Policia e Lezhës ka arrestuar disa persona, për vepra të ndryshme penale. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kapën shtetasin K. L., 24…