Eklipsi diellor më 21 shtator, ndryshime të mëdha për 4 shenja të horoskopit

Pas eklipsit hënor te Peshqit (7 shtator), na pret edhe një eklips diellor në Virgjëreshë më 21 shtator, i cili do të ketë ndikim mbi të gjitha shenjat, por veçanërisht mbi Virgjëreshën, Peshqit, Shigjetarin dhe Binjakët.

Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe shërbimin, ndaj ndikimi i eklipsit do të ndjehet si një shtysë për të riorganizuar jetën, për të hequr dorë nga ajo që nuk na shërben më dhe për të përqafuar modele më të shëndetshme sjelljeje.

Energjia e eklipsit

Ashtu si te eklipset hënore, edhe ky eklips diellor do të ndihet për muaj të tërë, në varësi të shtëpive astrologjike të secilit në hartën personale.

Shumë njerëz gjatë këtij periudhë do të kuptojnë se çfarë i rëndon dhe do të marrin hapa konkretë drejt ndryshimit, qoftë në trup, mendje, punë apo marrëdhënie.

Eklipsi gjithmonë simbolizon mbylljen e një kapitulli dhe hapjen e një të riu. Më 21 shtator, do të kemi mundësinë të lirohemi nga zakonet që na bllokojnë energjinë. Megjithëse mund të ndihemi të pasigurt (sepse Virgjëresha kërkon perfeksion), kjo është një periudhë që na mëson se mjafton të fillojmë me hapa të vegjël.

Ky tranzit vë në pah veçanërisht çështjet e shëndetit, rutinës dhe menaxhimit të kohës. Nëse kemi humbur ekuilibrin mes detyrimeve dhe qetësisë personale, ky është momenti për ta rikthyer.

Nga pikëpamja astrologjike, eklipsi diellor në Virgjëreshën hap mundësi për projekte të reja që kërkojnë disiplinë dhe durim. Ky është momenti i duhur për të vendosur qëllime të qarta, për të hartuar plane dhe për të hequr qafe shqetësimet e panevojshme që na shterojnë energjinë.

Energjia e Virgjëreshës kërkon fokus në detaje, por edhe besim se ndryshimet e vogla e të qëndrueshme sjellin stabilitet afatgjatë, transmeton Telegrafi.

Si do të ndikojë eklipsi më 21 shtator tek shenjat kryesore?

Binjakët

Në qendër do të jenë çështjet e shtëpisë dhe familjes. Mund të ndodhë një zhvendosje, rinovim apo zgjidhje e temave familjare.

Virgjëresha

Eklipsi në shenjën tuaj sjell përmbysje personale. Do të ndjeni nevojën për një fillim të ri, forcim të vetëbesimit dhe ndryshime në identitet.

Shigjetari

Karriera dhe ambiciet marrin një drejtim të ri. Kjo është koha për të bërë një kthesë të rëndësishme profesionale.

Peshqit

Marrëdhëniet në çift dhe partneritetet dalin në plan të parë. Mund të ketë fillime të reja në lidhje, por edhe mbyllje të atyre që nuk kanë bazë të fortë.

Related Posts

Horoskopi, E mërkurë 26 nëntor 2025

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kaloni çaste te mrekullueshme me atë qe dashuroni dhe do mendoni sesi ta…

Ç’po ndodh në “BBVK 4”? Një tjetër banore ndërpret garën, shkak bëhet produksioni…

Tensionet në “Big Brother VIP Kosova 4” kanë kulmuar me një largim të papritur dhe të zhurmshëm, ku banorja Linda Rei ka vendosur të ndërpresë garën në…

E MARTË “TERSI” për këto dy shenja! Mos mbani mëri për …

Dashi Do jeni shume diskrete gjate kësaj dite me personin qe keni ne krah dhe te tjerët qe ju rrethojnë nuk do ju kuptojnë. Për ju e…

Monika Kryemadhi kërkon të jetë pjesë e Big Brother

Monika Kryemadhi ka shfaqur hapur qëndrimin e saj në rast se do t’i shkonte një ftesë për të marrë pjesë në Big Brother VIP. E pyetur nga…

E frikshme! Tjetër at*ntat si ai i Rinasit, makina e ndoqi dhe q*lloi, objektivi rival i Aldo Bares

Detaje nga atentati me armë mëngjesin e sotëm në Lushnje. Dyshohet se është qëlluar drejt mjetit të Julian Sulës, i njohur si “Juli i Pashkos”. Ai njihet…

Nami ne vend, disa te arrestuar, e rende ckane bere

Policia e Lezhës ka arrestuar disa persona, për vepra të ndryshme penale. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kapën shtetasin K. L., 24…