Ditën e sotme u raportua se një 69-vjeçar ishte plagosur me thikë në gjoks, ngjarje e ndodhur në Himarë. Por policia thotë se 69-vjeçari Përparim Popa është vetëplagosur teksa kryente punime në banesën e tij. Ai është dëmtuar me mjet prerës në pjesën e kraharorit. Fatmirësisht, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë: Gjatë ditës së sotme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi P. P., 69 vjeç, banues në Himarë, i cili ka deklaruar se gjatë punës për riparimin e disa dërrasave në afërsi të banesës së tij, në fshatin Ilias, aksidentalisht është dëmtuar me mjetin prerës në pjesën e kraharorit. 69-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.