Një ngjarje e rëndë dhe tr*nditëse ka ndodhur të mërkurën në mëngjes në provincën Mendoza, Argjentinë, kur një vajzë vetëm 14 vjeçe hyri në ambientet e shkollës së saj me a’rmë zj*rri dhe qëlloi të paktën dy herë ndaj personave të pranishëm! Sipas raportimeve të La Nación, adoleshentja – që dyshohet të jetë vajza e një polici – u barrikadua brenda shkollës “Marcelino Blanco” në qytetin La Paz, duke ngritur alarmin tek autoritetet dhe komuniteti lokal.
Evakuim masiv dhe negociatorë në vendngjarje
Pas ndërhyrjes së menjëhershme të policisë dhe zjarrfikësve, nxënësit u evakuuan me urgjencë, ndërsa një njësi e specializuar për raste pengmarrjesh (GRIS) u thirr për ta bindur vajzën të dorëzohet pa përdorur forcë. Fatmirësisht, nuk raportohet për të plagosur rëndë, por situata ka shkaktuar panik total, me shumë prindër që shpërthyen në lot dhe panik, ndërsa prisnin jashtë për të marrë fëmijët e tyre.
Çfarë e shtyu vajzën drejt këtij akti ekstrem?
Motivet mbeten ende të paqarta, por po hetohet nëse vajza ka qenë e bullizuar në shkollë apo ka pasur probleme familjare. Policia nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare për gjendjen e saj mendore dhe as për mënyrën se si ajo siguroi armën