Tm*rr ne Shqiperi, qytetari g*ditet me levë nga polici bashkiak para banesës së tij, efektivi i dh*non edhe bashkëshorten shtatzëne bashkë me nënën

Një qytetar është dhunuar dhe go ditur me leva në trup e në kokë para banesës së tij nga efektivi i Policisë Bashkiake Himarë, Albano Baraj. Ngjarja e cila është denoncuar nga familja e të dhunuarit, raportohet se ka ndodhur dy ditë më parë, para banesës së shtetasit Andi Hoxha.

Familjarët e Andi Hoxhës bëjnë me dije se polici bashkiak, i cili më herët kishte pasur një konflikt të mëparshëm me shtetasin Hoxha (për të cilin kallëzimi penal i depozituar në Policinë e Shtetit Himarë u mbyll në mënyrë të njëanshme dhe pa e përcjellë në Prokurori apo Gjykatë), ditën e ngjarjes është paraqitur para banesës së tij dhe ka sulmuar në mënyrë brutale Andi Hoxhën dhe familjen e tij.

Sipas dëshmive të qytetarëve të pranishëm, Andi Hoxha është goditur disa herë me levë në kokë dhe trup, duke u lënë pa ndjenja dhe duke rrezikuar seriozisht jetën. Gjithashtu bashkëshortja e tij, në pritje të një fëmije, si dhe nëna 80-vjeçare, janë gjithashtu goditur e keqtrajtuar gjatë tentativës për të mbrojtur viktimën.

Familja e Hoxhës thotë se pavarësisht thirrjeve të shumta, në vendngjarje nuk është paraqitur Policia e Shtetit, por vetëm autoambulanca.

“Pas sulmit, autori i njohur si person i përsëritur në akte dhune – nuk u shoqërua dhe as u ndalua nga policia, por përkundrazi u pa duke u paraqitur normalisht në vendin e punës në Bashkinë Himarë. Ky fakt ngre dyshime të forta për favorizim dhe komprometim nga ana e Policisë së Shtetit në Himarë, e cila deri më sot nuk ka marrë asnjë masë ndaj autorit”, njofton familja e Andi Hoxhës.

Gjendja shëndetësore e të lënduarit mbetet e rënduar. Fillimisht ai u nxor nga spitali vetëm dy orë pas daljes nga koma, ndërkohë që u detyrua të rikthehej me urgjencë pas një kolapsi në rrugë. Aktualisht ai vijon trajtimin në spitalin e Vlorës.

Si rrjedhojë familja Hoxha kërkon:

Marrjen e menjëhershme të masave ligjore ndaj autorit të dhunës Albano Baraj, duke e ndaluar dhe proceduar penalisht sipas ligjit.
Hetimin e rolit të Policisë së Shtetit Himarë dhe të çdo punonjësi që ka vepruar në mënyrë të njëanshme për të mbrojtur autorin.
Reagimin e institucioneve qendrore, përfshirë Prokurorinë dhe Ministrinë e Brendshme, për të siguruar një proces të drejtë dhe të paanshëm.

Related Posts

Te tjera detaje sh*kuese, ab*zuar s**sualisht nga njerku i saj (polic) dhe nga një polic (koleg i njerkut), ndërkohë ishte në Iidhje me një 46-vjeçar

Detaje të reja dhe tronditëse janë zbuluar në Përmet, ku një 16-vjeçare është abuzuar s**sualisht nga njerku i saj (polic), ngacmuar s**sualisht nga një polic (koleg i…

TR*NDITËSE në Përmet/ Polici 56-vjeçar në lidhje i*time me 16-vjeçaren, VIDEO al*rmon institucionet

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në qytetin e Përmetit, ku një efektiv i policisë, shtetasi A. A., 56 vjeç, dyshohet se ka pasur një marrëdhënie intime…

Dyshoi se e tr*dhtonte, gruaja i pret “vegIën” burrit teksa ai fIinte

Një grua 39-vjeçare në Peru akuzohet se ka tredhur partnerin e saj të cilin dyshonte se e tradhtonte. Sipas policisë lokale, 39-vjeçarja i ka prerë organet gjenitale…

Prag tr*gjedie ne vend, tre fëmijë të mitur dërgohen me urgjencë në spital

Tre fëmijë të mitur janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës. Sipas informacionit paraprak nga policia, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar karamele, që i kanë…

Kurimi i ka*ncerit të gjirit ndërpritet në mes, te Onkologjiku nuk ka ilaçe për pacientet

Pacientët me kancer të gjirit dhe që trajtohen te Onkologjiku në QSUT, po përballen me mungesën e një ilaçi jetik, Phesgo, i cili përdoret për parandalimin e…

Ndahet papritur nga jeta këngëtari i njohur shqiptar

Agim Molla, këngëtari i njohur si simbol i ahengut shkodran dhe mbrojtës i traditës qytetare, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Shkodrës, ku ishte…