3 avionë rusë fluturojnë për 12 minuta mbi Estoni, ngrihen avionët e NATO-s

Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë këtë të premte. Qeveria estoneze njoftoi se avionët qëndruan në hapësirën ajrore të Estonisë për 12 minuta.

Po ashtu bëhet me dije se ata u zhvendosën rreth 8 kilometra në hapësirën ajrore në drejtim të Talinit, kryeqytetit të Estonisë.

Inkursioni ndodhi këtë mëngjes pranë ishullit Vaidlo, një ishull i vogël në mes të Gjirit të Finlandës.

Fox, duke cituar burime të NATO-s, raportoi se avionët luftarakë rusë mbanin raketa balistike Kinzhal.

Avionët italianë F-35 të stacionuar në vend u ngritën në ajër për t’i kapur ato.

Incidenti vjen vetëm 10 ditë pasi dronët rusë hynë në hapësirën ajrore polake.

“Sot, disa avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të Estonisë. NATO reagoi menjëherë dhe interceptoi avionët rus. Ky është një tjetër shembull i sjelljes së pamatur të Rusisë dhe aftësisë së Aleatëve për t’u përgjigjur”, tha një zëdhënës i NATO-s.

Javën e kaluar, një tjetër dron rus kaloi në hapësirën ajrore rumune dhe fluturoi atje për një kohë, pavarësisht se avionët luftarakë u ngritën në ajër për ta kapur atë.

Ministria e Jashtme e Estonisë thirri të ngarkuarin me punë të Rusisë në vend për të paraqitur një notë proteste në lidhje me shkeljen e hapësirës ajrore.

“Rusia ka shkelur tashmë hapësirën ajrore estoneze katër herë këtë vit. Por inkursioni i sotëm, që përfshin tre avionë luftarakë që hynë në hapësirën tonë ajrore, është i dhunshëm në mënyrë të paparë”, tha ministri i Jashtëm i vendit, Marg?s ?akna.

“Përpjekjet në rritje të Rusisë për të testuar kufijtë dhe agresioni i saj në rritje duhet të përballen me një intensifikim të shpejtë të presionit politik dhe ekonomik”, shtoi ai.

Ndërkohë, Estonia po shqyrton mundësinë e përdorimit të Nenit 4 të NATO-s, siç bëri Polonia disa ditë më parë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…