Investigimi/ Kapet mat duke paguar hotelin ku kishte ftuar ’13-vjeçaren’ pe*dofili në Tiranë

Pas investigimit disa javor, në grackën e Piranjave ka rënë një 47-vjeçar, i cili ka nisur një komunikim intensiv me një vajzë 13-vjeçare dhe si pasojë e veprimeve të tij ka rënë në prangat e policisë. E gjitha do të niste në Instagram kur një vajze ende pa i mbushur 14-vjeç, do ti vinin në celular mesazhet e një personi të panjohur. Tekstet që ky person i shkruante të miturës, ishin të drejtpërdrejta dhe me përmbajtje të qartë erotike.

Në bisedat e shkëmbyera, duket qartë që e mitura jo vetëm e njofton që është vetëm 13- vjeçare, por nuk i jep asnjë shkak për të vijuar më tej bisedën me të. Por kjo nuk e stepi aspak burrin e panjohur, i cili madje e shton dozën e ngacmimit, duke u treguar edhe më i drejtpërdrejtë.

Pas kësaj, nëna e alarmuar nga çfarë ka gjetur në celular, kontakton me Piranjat, dhe së bashku vendosin të vazhdojnë komunikimin me të panjohurin, duke ia bërë disa herë të qartë se vajza është minorene. Kjo në vend që ta frenojë, duket se ia shton edhe më shumë adrenalinën Dritanit 48-vjeçar, sepse pas teksteve provokuese, ai nis t’i dërgojë 13-vjeçares foto të organit gjenital, duke i shoqëruar me tekste të njëpasnjëshme.

Më pas maniaku, kërkon ta kalojë bisedën në një tjetër nivel, prandaj kërkon një numër telefoni dhe komunikon me vajzën. Vajza me të cilën maniaku po komunikon, është Viola, bashkëpunëtorja jonë e cila nga zëri dhe fiziku ngjan vërtetë e vogël pavarësisht moshës që ka. Pasi mendon që e ka bindur përfundimisht viktimën e tij, maniaku ka lënë takim në një lokal në periferi të Tiranës, aty ku kuptohet se i ka marrë masat që bashkë me 13 vjeçaren të përfundojë në hotel. Por edhe Piranjat i kanë marrë disa masa. Agjentët e komisariatit nr. 3 në kryeqytet janë së bashku me ta, në pritje për të ndërhyrë.

Në orën 8.00, 48 vjeçari shfaqet përballë Violës.Që në momentet e para të takimit, maniaku kërkon të tregohet i kujdesshëm duke kontrolluar me sy zonën përreth, ndërkohë në zërin që herë herë i dridhet, vërejmë shenja frike.Maniaku nuk e ka aspak problem moshën e një vajze e cila supozohet të luajë ende me kukulla.

Pavarësisht se në ndryshim nga chatet dhe fotot perverse që ka dërguar, në bisedë mundohet të jetë më i matur. Ndjenjat, pasionet, dëshirat dhe eksperiencat e para për një vajzë, janë një etapë e rëndësishme e cila duhet ndarë me djem të së njëjtës grupmoshë, dhe jo me predatorë seksualë që përfitojnë nga momentet e dobësisë. Por këto gjëra, vështirë se i kupton një individ i tillë.

Maniaku 48 vjeçar tashmë i bindur se viktima ka rënë në kurth, niset drejt hotelit me qëllimin për të kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur. Por në recepsionin e hotelit Piranjat kapin mat maniakun 48 vjeçar. Jashtë godinës ndodhen agjentët e komisariatit nr.3 të kryeqytetit, të cilët falë bashkëpunimit dhe gatishmërisë së tyre bënë të mundur arrestimin e tij dhe çuarjen përpara drejtësisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

(VlDE0) Mσmenti kur 11-vjҽçᶏri shσqërohet nga pσlicia me prᶏnga në duar

Arrestohet 11-vjeçari, iu gjet një listë me emra që do t’i vr*iste. Një nxënës 11-vjeçar në Florida u arre*stua nga autoritetet pasi dyshohet se kishte shkruar një…

(Video) Mσmenti kur 11-vjҽçᶏri shσqërohet nga pσlicia me prᶏnga në duar

Arrestohet 11-vjeçari, iu gjet një listë me emra që do t’i vr*iste. Një nxënës 11-vjeçar në Florida u arre*stua nga autoritetet pasi dyshohet se kishte shkruar një…

PD ne zi, vd*s personi shume i rendesishem

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe një nga ish-themeluesit e PD, Abdi Baleta ka ndërruar jetë. Abdi Baleta lindur në fshatin Gur i Bardh të Matit në…

“Erjola Doçi më futi në sherr me gruan” ish-arbitri i FIFA-s tregon debatin me bashkëshorten

Ish-arbitri i FIFA-s, Lorenc Jemini, i ftuar sot në emisionin e mëngjesit Wake Up, ka folur mbi raportet në çift, ndërkohë që është shprehur se në marrëdhënien…

Rrëfehet Dumani: Politikan i madh që sot është në burg porositi vr*asjen e vëllait të ish-deputetit socialist

Fitim Dumani, vëllai i vogël i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, ka treguar për herë të parë se në dijeni në tyre vrasja e vëllait të…

Familja e Dumanit merr azil, SPAK i përjashton vëllain e vogël: Kur të pendohet dhe Dashnori do mbrohesh dhe ti

Fitim Dumani, vëllai i vogël i vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, ka denoncuar se është përjashtuar nga programi i mbrojtjes së dëshmitarëve. Në një rrëfim për “Ma…