Familja e Dumanit merr azil, SPAK i përjashton vëllain e vogël: Kur të pendohet dhe Dashnori do mbrohesh dhe ti

Fitim Dumani, vëllai i vogël i vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, ka denoncuar se është përjashtuar nga programi i mbrojtjes së dëshmitarëve. Në një rrëfim për “Ma Shqip” me Flamur Vezaj, ai ka treguar vështirësitë dhe rrezikun e jetës që po përjeton pas këtij vendimi.

Sipas tij, SPAK e hoqi nga mbrojtja pa dhënë shpjegime, duke mos e lejuar madje as të takojë fëmijët e tij, të cilët janë pjesë e programit. Fitimi shprehet se i janë vendosur kushte të pazakonta: vetëm nëse vëllai tjetër, Dashnor Dumani, pranon të bëhet i penduar, atëherë ai do të rikthehet në program. Por kjo mbetet e paqartë, pasi Dashnori ende nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë.

Nga ana tjetër, familja e ngushtë e Nuredin Dumanit – bashkëshortja dhe fëmijët e tij – nuk janë nën mbrojtje të shtetit shqiptar. “Në program janë vetëm dy pleqtë e mi, nëna dhe babai, si edhe bashkëshortja ime me vajzat. Familja e Nuredinit nuk është në program sepse kanë ikur jashtë shtetit dhe kanë marrë azil, nuk ruhen nga shteti shqiptar. Ndërsa motra iku jashtë, kërkoi azil, por edhe pse SPAK i premtoi ndihmë, ajo nuk e fitoi. Po kështu edhe familja e Dashnor Dumanit është përjashtuar, sepse po i bëjnë presion vëllait që të bëhet i penduar,” – thotë Fitimi.

Ai shton se familja e tij rrezikon çdo ditë, pasi prej katër vitesh jeton në të njëjtin vend, pa mbrojtje reale. “Policët i thonë në telefon: të vijmë sot apo jeni në rregull? Nuk ka askush që rri aty t’i ruajë. Madje kanë shkuar e i kanë takuar prindërit e mi persona që janë në kërkim. Kriminelët nuk i vrasin thjesht sepse mund ta bëjnë në çdo moment – sepse policia nuk ofron siguri. Agjentët janë vetëm për të kontaktuar me telefon,” – deklaron i irrituar Fitimi.

Ai akuzon se agjentët janë të papërgatitur, të dehur, pa armatim dhe me lidhje me kriminelët. Për më tepër, sipas tij, kur Nuredin Dumani shkonte në vendngjarje gjatë kohës së mbledhjes së provave, policët i jepnin pistoletë. “E kupton ti? Kur e çonin Nuredinin në vendngjarje apo në spital, ia jepnin pistoletën në dorë duke i thënë ‘mbaje ti, se di ta përdorësh më mirë se ne, ruaje veten’. Ky është absurditeti,” – shton Fitimi.

Për shqetësimet e tij, ai thotë se është takuar personalisht me kreun e SPAK, Altin Dumanin. “Ai më tha ‘mos ke merak’, por pas gati dy vitesh më përjashtuan nga programi pa më dhënë shpjegim. Ka shkuar babai e nëna disa herë, madje edhe Nuredini ka folur, por asgjë – vetëm premtime bosh. Kur nuk doja të futesha në program, më morën me dhunë, tani që dua të jem, më nxorën, duke bërë presion që Dashnori të bëhet i penduar,” – shprehet ai i alarmuar për jetën e tij.

Fitimi akuzon SPAK se nuk po mbron familjen e tij, por thjesht po përdor Nuredinin për dëshmi. “Nuredini ka thënë të vërtetën për gjithçka ka bërë dhe varet nga këmbët e veta. Unë s’kam lidhje me dëshminë e tij, por SPAK nuk po bën drejtësi, vetëm propagandë. Familja ime nuk ka garanci, fëmijët nuk lejohen të dalin as në plazh, ndërsa unë nuk lejohem t’i takoj ata që janë në program,” – përfundon Fitim Dumani.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

(VlDE0) Mσmenti kur 11-vjҽçᶏri shσqërohet nga pσlicia me prᶏnga në duar

Arrestohet 11-vjeçari, iu gjet një listë me emra që do t’i vr*iste. Një nxënës 11-vjeçar në Florida u arre*stua nga autoritetet pasi dyshohet se kishte shkruar një…

(Video) Mσmenti kur 11-vjҽçᶏri shσqërohet nga pσlicia me prᶏnga në duar

Arrestohet 11-vjeçari, iu gjet një listë me emra që do t’i vr*iste. Një nxënës 11-vjeçar në Florida u arre*stua nga autoritetet pasi dyshohet se kishte shkruar një…

PD ne zi, vd*s personi shume i rendesishem

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe një nga ish-themeluesit e PD, Abdi Baleta ka ndërruar jetë. Abdi Baleta lindur në fshatin Gur i Bardh të Matit në…

“Erjola Doçi më futi në sherr me gruan” ish-arbitri i FIFA-s tregon debatin me bashkëshorten

Ish-arbitri i FIFA-s, Lorenc Jemini, i ftuar sot në emisionin e mëngjesit Wake Up, ka folur mbi raportet në çift, ndërkohë që është shprehur se në marrëdhënien…

Rrëfehet Dumani: Politikan i madh që sot është në burg porositi vr*asjen e vëllait të ish-deputetit socialist

Fitim Dumani, vëllai i vogël i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, ka treguar për herë të parë se në dijeni në tyre vrasja e vëllait të…

Socialisti Erion Braçe i nxjerr mesazhin Anuela Ristanit: Arrogante!

Deputeti socialist, Erion Braçe, përmes një videoje të publikuar në Instagram, ka shpërthyer në akuza ndaj kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani. Erion Braçe flet…