Do ju dh*mbë shpirti/ Babai i ndërroi jetë në aksident, vajza e mitur përlot me dëshirên qe kishte ai

34-vjeçari u përplas nga një makinë ndërkohë që po kalonte rrugën, e pas 10 ditëve në koma ai nuk mundi të mbijetonte

Ndarja nga jeta e Kreshnik Tomanit një muaj më parë, baba i tre fëmijëve të mitur, ka prekur thellë zemrat e shumë shqiptarëve.

34-vjeçari u përplas nga një makinë ndërkohë që po kalonte rrugën, e pas 10 ditëve në koma ai nuk mundi të mbijetonte. Emisioni “Për Shqiptarët” në Top Channel ka nisur një fushatë për t’i ndihmuar e për të plotësuar amanetin e fundit të Kreshnikut, një shtëpi për fëmijët e tij.

Kreshniku ka qenë jo vetëm një bashkëshort i mirë, por një baba i jashtëzakonshëm për tre fëmijët e tij, e në mënyrë të veçantë për Nikitën, fëmija i tyre i parë. Ajo beson ende sot e kësaj dite se ai aksident është vetëm një ëndërr.

“Më plotësonte çdo dëshirë, nuk më thoshte kurrë jo për asgjë. Ka qenë baba shumë i mirë, kushdo do ishte me fat ta kishte një baba si ai. Nuk e shpreh dot të gjithë dashurinë që kam pasur për atë. Ishte shumë i veçantë për mua. Babain doja më shumë.

Për ne erdhi në Fier, të realizonte ëndrrën time të isha këngëtare. Më thoshte gjithmonë mëso, kam në plan t’ja realizoj dëshirën babait. Do doja që këtë vit shkollor ta nisja me babin, por nuk ndodhi ashtu. Ndonjëherë mendoj se është ëndërr, por pastaj kuptoj që është realit. Na kishte premtuar një papagall, nuk na e bleu dot. Të kishim një shtëpi, dhe të jetonim të gjithë bashkë”.

Bashkëshortja e tij rrëfeu ditën kur mësoi për aksidentin, që do t’i ndryshonte gjithë jetën e saj.

“Hapa telefonin dhe pashë që kishte ndodhur një aksident. Mora vesh që ishte burri im, kur shkova i gjeta shapkën. Nuk e njoha, ishte shpërfyturuar.

Sa plagë ka marrë, çfarë ka ndjerë në ato momente. U dergjëm 10 ditë në spital, por nuk ia doli. Përse më la vetëm? Nuk e prisja të ndodhte kështu, nuk e kisha imagjinuar kështu. Më preu krahët. Vajzat çdo ditë kalojnë te vendi i aksidentit dhe kthejnë kokën, sepse është shenja atje”-tregoi ajo sonte./ Top Channel

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…