“Shoferi i shkeli këmbën fëmijës, i dha para dëshmitarëve për t’i mbyllur gojën”

Një denoncim i rëndë ka mbërritur sot pranë redaksisë sonë, duke hedhur dritë mbi një episod tronditës në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Paskuqanit, në rrugën Dine Hoxha, ku një automjet, me sjellje të papërgjegjshme, ka lënduar një fëmijë të mitur që endet çdo ditë në rrugë duke lypur. Sipas dëshmive, mjeti i ka shtypur këmbën.

Ajo që ndodhi pas përplasjes e bën ngjarjen edhe më skandaloze. Në vend që të ndalonte e ta ndihmonte, siç do të duhej të bënte çdo njeri i arsyeshëm, kanë zgjedhur një rrugë tjetër, duke zgjatur dorën nga dritarja dhe duke i ofruar para fëmijës së plagosur, sikur paratë të mund të fshihnin fajin apo të shëronin plagën.

Por, përçmimi i tij ndaj ligjit dhe njerëzores nuk mbaron këtu. Sipas dëshmitarit, shoferi ka tentuar të “blejë” edhe heshtjen e qytetarëve që panë gjithçka me sytë e tyre, duke u ofruar para që të mos e denonconin rastin. Ky veprim tregon jo vetëm mungesë përgjegjësie, por edhe bindjen e rrezikshme se gjithçka mund të blihet me para madje edhe jeta e një fëmije.

Ky rast është pasqyrë e një realiteti të dhimbshëm, fëmijët e mitur, të lënë në mëshirë të fatit e pa asnjë mbrojtje institucionale, rrezikojnë përditë jetën në rrugët e Tiranës, mes trafikut të pakontrolluar, indiferencës së autoriteteve si dhe mungesës së humanitetit .

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…