Historia që po prek zemrat e të gjithëve: Pas humbjes së Kreshnikut, 3 jetimët e tij marrin dhuratën më të madhe

Me ndihmën e mijëra shqiptarëve zemërgjerë, tre fëmijët e Kreshnik Tomanit, babait që ndërroi jetë tragjikisht në kulmin e rinisë, morën një dhuratë që i ndryshoi jetën, një shtëpi të re. Në një natë plot emocione dhe lot gëzimi në emisionin “Për Shqiptarët”, u përmbush amaneti i Kreshnikut, që fëmijët e tij të kishin një strehë të sigurt dhe një të ardhme më të mirë.

Dy vajzat dhe djali i vogël, të veshur me bluza që mbanin portretin e babait u përqafuan me nënën, ndërsa publiku dhe ndjekësit e emisionit përjetuan një nga momentet më prekëse të sezonit. Në studio, themeluesi i Fondacionit Firdeus, Elvis Naçi, shtypi butonin simbolik që shpalli dhurimin e shtëpisë, duke thënë vetëm një fjali: “Ta gëzoni shtëpinë tuaj të re!”.

Por kjo nuk ishte e vetmja dhuratë që iu bë familjes. Këngëtarja e dashur Aurela Gaçe u shfaq në skenë për të surprizuar Nikitën, vajzën 10-vjeçare të Kreshnikut, me një bursë të plotë për kurs pianoje, duke i hapur rrugën ëndrrës së saj për t’u bërë këngëtare një ëndërr që i ati e kishte ndjekur me çdo sakrificë. Një tjetër moment që preku zemrat e publikut ishte kur Kejsi.

Vajza jetime në moshën e Nikitës, hyri në studio me dy papagallë në duar dhuratën e fundit që Kreshniku i kishte premtuar të bijës, por që nuk arriti dot t’ia blinte. Një premtim i thjeshtë, por me peshë të madhe shpirtërore, u çua në vend nga një fëmijë që e njihte nga afër dhembjen e humbjes. Ishte një natë ku dhimbja u shndërrua në dritë, ku shqiptarët treguan fuqinë e solidaritetit.

Prehu në paqe Kreshnik, fëmijët e tu tashmë kanë shtëpinë që ëndërroje për ta. Amanetin tënd e përmbushën shqiptarët me zemër të madhe,

Related Posts

Kujdestaɾja vɾҽt bɾutaIisht me hanxhar gɾuan për të cilën kujdesej

Policia latine ka arrestuar një grua për vr asjen e 63-vjeçares Antonietta Roço, një grua me probleme me shikimin dhe aftësi të k ufizuara të rënda motorike….

Tr*gjike në Theth/ Pësoi arrest k’ardiak teksa po vraponte, humb jetën burri nga Tirana

THETH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbasditen e sotme në zonën turistike të Thethit. Mësohet se një 49-vjeçar nga Tirana teksa ishte duke ndjekur shtegun që…

AKSlDENT TRAGJlK në aksin Shkodër – Hani i Hotit. Humbin jetën babë e bir

Shkodër- Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima është regjistruar rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”. Sipas informacionit paraprak, automjeti me…

Aksident tragjik në aksin Shkodër – Hani i Hotit. Humbin jetën babë e bir

Shkodër- Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima është regjistruar rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”. Sipas informacionit paraprak, automjeti me…

“Mos më harroni” Fjalët që Kreshniku nuk mundi t’ja thotë dot vajzave, djalit 9 muajsh dhe bashkëshortes

Një letër drejtuar tre fëmijëve jetimë të Kreshnik Tomanit, të riut që humbi jetën tragjikisht në Fier, pasi u godit nga një makinë teksa kalonte rrugën. 10…

Çfarë shkruan media e madhe “BBC” për “Diellën” në Kuvend: Rama e prezantoi…

BBC ka shkruar sërish për Diellën, ministren virtuale të kabinetit qeveritar Rama 4. Kësaj radhe media britanike i ka servirur audiencës së saj të gjerë sekuenca nga…