Bëri burg për Rozana Radin dhe rikthehet prapë në qeli. Pas lirimit përndjek juristen e burgut 313

Qëndrimi në liri pas dënimit me burg për përndjekjen e këngëtares Rozana Radi zgjati pak për një 28-vjeçar nga Tirana. Gati një vit pasi la qelinë ai përfundoi sërish në burg për përndjekje, por këtë herë, të një prej punonjëseve të burgut 313 në Tiranë.

Në “shënjestër” të tij është vënë juristja e burgut të njohur të kryeqytetit, e cila është “terrorizuar” nga qindra mesazhe dhe emojy me thika e bomba të dërguara në rrjetin e saj social Instagram.

Kallëzimi i juristes së paraburgimit “Jordan Misja”, riktheu në qeli të riun Egzon T., për të cilin Gjykata e Tiranës vendosi të hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Referuar vendimit gjyqësor, të publikuar sot nga A2, historia e përndjekjes ka nisur në verën e vitin 2024. Juristja e burgut 313 ka kallëzuar në prokurori, se në mënyrë të vazhdueshme, në të gjitha oraret e ditës, merrte mesazhe të panumërta në rrjetin social Instagram, nga adresa dhe profile false, pa foto, pa postime, ku i thuhej “kush je ti”.

Në të njëjtat komunikime kallëzueses i janë dërguar edhe imazhe emojy, thika, bomba, duke i krijuar bindjen që dërguesi jo vetëm kërkonte ta bezdiste, por mund t’i rrezikonte jetën apo shëndetin. Përpjekjet e saj për t’i bërë block këtyre profileve kanë rezultuar të pasuksesshme, pasi personi në pak minuta krijonte të tjera dhe vazhdonte avazin.

Situata ka ndryshuar në qershor 2025, kur juristja ka krijuar dyshime se dërguesi mund të ishte 28-vjeçari Egzon T. Kur i ka shkruar atij në emër në një nga profilet, ai i ka dërguar si përgjigje një foto të fletës së lirimit nga burgu, të datës 19.6.2024.

Sipas kallëzueses, i dyshuari e ka shqetësuar për muaj me radhë atë, por edhe familjarët, duke i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi e frike për sigurinë vetjake dhe të familjarëve.

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë 28-vjeçari ka mohuar akuzën, duke pretenduar se nuk e njihte juristen, se nuk kishte telefon dhe se nuk i kishte dërguar ai mesazhet.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…