Fillojnë shakatë me Diellën/ The Washington Post: Nëse një suIm kibernetik “v’ret” DieIIën, a do kërkoj Rama aktivizimin e Nenit 5 të NATO-s

Presidenti amerikan Donald Trump u bë i njohur për krijimin e një agjencie në Shtëpinë e Bardhë që përdorte teknologjinë për të thjeshtuar qeverisjen. Por Kryeministri shqiptar Edi Rama e ka çuar më tej këtë ide, duke emëruar një robot me inteligjencë artificiale si anëtare të kabinetit të tij qeveritar. Rama njoftoi këtë muaj se “Diella” do t’i bashkohet qeverisë si ministre. Diella tashmë shfaqet për të përshëndetur vizitorët në faqen zyrtare të qeverisë, e-Albania. Detyra e saj e re, mbikëqyrja e prokurimeve publike.

Ajo nuk ka pse të jetë plotësisht e pakorruptueshme për të tejkaluar sistemin aktual. Vitin e kaluar, Shqipëria mori 42 nga 100 pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, i cili mat përhapjen e ryshfetit, nepotizmit dhe formave të tjera të korrupsionit. (Danimarka ishte në krye me 90 pikë; Shtetet e Bashkuara renditeshin me 65). Rama beson se inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në ndarjen më të drejtë të tenderëve publikë.

Rama, një populist 1.80 metra i gjatë, është në pushtet që nga viti 2013. Ai ka shtyrë vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa është përballur me shqetësime për korrupsion dhe rrëshqitje demokratike. Natyrisht, emërimi i Diellës si “ministre” është një marifet. Kushtetuta shqiptare kërkon që anëtarët e kabinetit të jenë njerëz, çfarëdo roli që të ketë inteligjenca artificiale në shpërndarjen e burimeve shtetërore, njerëzit do të jenë ata që do të përcaktojnë buxhetin dhe prioritetet qeveritare.

Qeveria shqiptare ka pasur vështirësi me teknologjinë në të kaluarën. Në vitin 2022, shërbimet qeveritare u paralizuan për javë të tëra nga një sulm masiv kibernetik nga Irani, të cilin Rama e krahasoi me një fushatë bombardimesh. Po nëse një sulm kibernetik “vret” një ministre të qeverisë, a do të shtyjë kjo Ramën të thërrasë nenin e mbrojtjes kolektive të NATO-s? (NENI 5 i Traktatit të Atlantikut të Veriut).

Megjithatë, përdorimi i teknologjisë së re për të adresuar korrupsionin, qoftë edhe në mënyrë simbolike, është një shtysë pozitive. Në vend që të presin për ardhjen e një “inteligjence të përgjithshme artificiale” mbinjerëzore, qeveritë anembanë botës mund të shohin se si të përmirësojnë qeverisjen duke përdorur AI-në që ekziston sot.

Në Shtetet e Bashkuara, qeveria ka mbetur prapa sektorit privat përsa i përket adoptimit të AI. Sipas Konferencës Kombëtare të Legjislaturave Shtetërore, rreth 150 projektligje mbi inteligjencën artificiale u morën në shqyrtim në parlamentet shtetërore vitin e kaluar.

Por ritmi nuk është i mjaftueshëm. Siç ka raportuar “The Washington Post”, Kina po ecën shumë më shpejt se çdo vend tjetër perëndimor në përhapjen e AI-së në spitale, fabrika dhe zyra qeveritare. Jemi ende në ditët e para të epokës së inteligjencës artificiale. Por në një botë burokratike dhe të kujdesshme si ajo e administratës shtetërore, Shqipëria meriton vlerësim për guximin që po tregon me këtë hap të ri./The Washington Post

Related Posts

Dora e vogël që Iufton për jetën — mrekullia 24-javëshe që prek zemrat e njerëzimit

Duke u kapur pas jetës! Kjo pamje tregon një moment jashtëzakonisht prekës të një foshnjeje të lindur para kohe, vetëm në javën e 24-të të shtatzënisë, me…

Në moshën 8-vjeçare ia hoqën gjysmën e trurit — sot po bën diçka që mjekët thanë se ishte e pamundur

Në moshën vetëm 8 vjeç, asaj iu hoq gjysma e trurit — dhe kundër çdo parashikimi, ajo dëshmoi se asgjë nuk mund ta ndalë. Christina Santhouse përballej…

Mjekët i thanë “s’është asgjë serioze”, por nëna nuk u bind — e vërteta që i shpëtoi jetën bebes 9-muajshe

Nuala ishte vetëm 9 muajshe kur nëna e saj vuri re diçka të pazakontë — sytë i ishin skuqur dhe të ënjtur, dhe gjendja nuk po përmirësohej….

U fut në ujë të akullt për 3 orë dhe nuk e la të mb*ytej — arsyeja pse kjo grua po prek zemrat e botës

Ajo qëndroi në ujë të akullt shumë më gjatë sesa forca e saj duhej të kishte mbaruar. Valët i tërhiqnin të dy, por ajo nuk lejoi as…

Këto imazhe tregojnë diçka që shumë ende e injorojnë: kafshët ndiejnë

Dhimbja e tyre është po aq reale. Këto imazhe tregojnë diçka që shumë ende e injorojnë: kafshët ndiejnë. Ndjejnë frikë, humbje dhe dhimbje — njësoj si ne….

Kur ushtarët gjetën trupin e tij, shënimi i fundit nuk ishte për veten — ishte për macen e tij

Për tre muaj me radhë, pamjet nga dronët e vijës së frontit regjistruan në heshtje një miqësi të rrallë: një ushtar i ulur mes rrënojave, duke ndarë…