“Paratë e mia i hëngre, mua s’më njeh…?” Dy vëllezërit kacafyten para syve të nënës

Puntata e radhës në “Shihemi në Gjyq” ka në qendër konfliktin mes dy vëllezërve. Alimi ka thirrur vëllanë e tij në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan dhe në hyrje të insertit, ngre akuza të forta.

“Po shkoj 43 vjeç, nuk e dija se kishte kaq mashtrues. Por të të mashtrojë edhe vëllai, ky është fundi i botës!”

Edhe kur hyn në studio, ai përforcon fjalët e tij duke shtuar: “Vëlla i thënçin, maskara!”

Me të njëjtën gjuhë, përgjigjet edhe Blerimi në insertin e tij.

“Kjo është botë maskarenjsh! Duan të më rrjepin lëkurën! Ai që më ka sjellë këtu, kokërr leku nuk merr nga djersa ime!”

Kur të dy vëllezërit gjenden përballë njëri-tjetrit në studio, përdorin tone të ashpra me njëri-tjetrin. Alimi e akuzon vëllanë se ka marrë paratë që ai u kishte dërguar prindërve të moshuar.

Blerim: Po ti ore maskara si më solle këtu mua ti?

Alim: Si mos të të sillja?

Blerim: Nuk të vjen një çikë zor?

Alim: Kollaj kur hëngre lekët e mia? Lekët e mia për çfarë i more? Për çfarë ua hëngre lekët pleqve?

Blerim: Kur i mora lekët e tua unë? S’kam lidhje fare unë! Mashtrues, o mashtrues! Një avaz tërë jetën ti!

Alim: Kisha dy pleqtë sëmurë. Kam 25 vjet, jam i martuar në Greqi. Kam punuar si qeni, kisha mbështjellë ca lekë, ca të ardhura që ua kisha lënë se ishin të sëmurë se unë rri në një ishull shumë larg, Paros. Tani që të vija unë që atje deri këtu…

Eni Çobani: Ti mendoje që prindërit të kishin para veç për sëmundje, për gjëra të kësaj natyre dhe bravo të qoftë!

Alim: Në spitale kanë ndenjur tërë jetën!

Blerim: Unë s’e njoh fare atë! Këto janë mashtrime!

Alim: Kam dy vjet që s’flas me atë…

Blerim: Po gënjen, unë nuk të kam marrë lekë.

Alim: Kisha babanë shumë rëndë, mos ta merrte vesh që ne ziheshim. Më ka ardhur turp nga kalamajtë, kalamajtë më pyesnin “çfarë ke babi, pse s’flet me xhaxhin”, nuk dija çfarë t’u thosha.

Në studio ndodhet e pranishme edhe nëna e djemve, Shaja, e cila e pranon se këto para që Blerimi ka marrë, kanë qenë të Alimit. Blerimi refuzon vazhdimisht duke thënë se nuk ia njeh paratë të vëllait, derisa Alimit i hipën gjaku në kokë dhe kacafytet me të.

Blerim: Ti do lekët, unë nuk të njoh se nuk t’i kam marrë lekët ty fare, vëlla i dashur, nuk të njoh!

Alim: Turp!

Blerim: Turp të kesh ti që na solle këtu!

Alim: Dua lekët, unë ato lekët do ia çoj babait tim atje! Nuk i kisha prurë lekët për të blerë ti pallat ore maskara, po ti s’ke turp! Mua s’më njeh ti ore qen? I more lekët e mia ti? Dreq o dreq! S’më njihke mua? Po kur i more lekët, ku i gjete lekët?/tvklan

Related Posts

Dora e vogël që Iufton për jetën — mrekullia 24-javëshe që prek zemrat e njerëzimit

Duke u kapur pas jetës! Kjo pamje tregon një moment jashtëzakonisht prekës të një foshnjeje të lindur para kohe, vetëm në javën e 24-të të shtatzënisë, me…

Në moshën 8-vjeçare ia hoqën gjysmën e trurit — sot po bën diçka që mjekët thanë se ishte e pamundur

Në moshën vetëm 8 vjeç, asaj iu hoq gjysma e trurit — dhe kundër çdo parashikimi, ajo dëshmoi se asgjë nuk mund ta ndalë. Christina Santhouse përballej…

Mjekët i thanë “s’është asgjë serioze”, por nëna nuk u bind — e vërteta që i shpëtoi jetën bebes 9-muajshe

Nuala ishte vetëm 9 muajshe kur nëna e saj vuri re diçka të pazakontë — sytë i ishin skuqur dhe të ënjtur, dhe gjendja nuk po përmirësohej….

U fut në ujë të akullt për 3 orë dhe nuk e la të mb*ytej — arsyeja pse kjo grua po prek zemrat e botës

Ajo qëndroi në ujë të akullt shumë më gjatë sesa forca e saj duhej të kishte mbaruar. Valët i tërhiqnin të dy, por ajo nuk lejoi as…

Këto imazhe tregojnë diçka që shumë ende e injorojnë: kafshët ndiejnë

Dhimbja e tyre është po aq reale. Këto imazhe tregojnë diçka që shumë ende e injorojnë: kafshët ndiejnë. Ndjejnë frikë, humbje dhe dhimbje — njësoj si ne….

Kur ushtarët gjetën trupin e tij, shënimi i fundit nuk ishte për veten — ishte për macen e tij

Për tre muaj me radhë, pamjet nga dronët e vijës së frontit regjistruan në heshtje një miqësi të rrallë: një ushtar i ulur mes rrënojave, duke ndarë…