Sherr me armë mes shqiptarëve dhe tunizianëve në Itali, tre të plagosur

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në qytetin Scicli të Italisë, pasi u kap me një pistoletë të vjedhur, municione dhe një thikë.

Ngjarja nisi pas disa telefonatave në numrin e emergjencës 112, ku qytetarët raportuan persona të armatosur që lëviznin në rrugë. Karabinierët ndërhynë menjëherë dhe gjetën shqiptarin të shtrirë në tokë, me plagë në kokë dhe me një armë të mbushur pranë trupit. Ai mbante gjithashtu me vete fishekë të tjerë dhe një thikë, raportojnë mediat italiane.

Hetimet zbuluan se pak më parë kishte ndodhur një sherr mes dy shqiptarëve dhe dy tunizianëve në Largo Gramsci. Për shkaqe ende të paqarta, njëri nga shqiptarët dyshohet se ka hapur zjarr me një armë gjahu, duke lënduar lehtë dy tunizianët. Më pas, ai është larguar dhe ndodhet ende në kërkim, ndërsa 28-vjeçari i plagosur mbeti në vendngjarje.

Të tre të lënduarit morën ndihmën e parë në spitalin “Maggiore” të Modica-s. Armët dhe municionet u sekuestruan nga policia. Pas trajtimit mjekësor, shqiptari u vendos në pranga dhe u dërgua në burgun e Ragusa-s, nën akuzën e mbajtjes së paligjshme të armëve dhe ricettazione-s (përdorim i sendeve të vjedhura). Ndërkohë, bashkëkombësi i tij është i dyshuar për tentativë vrasjeje.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…