Turp të vijë!” – Përplasja e fortë mes Albana Osmanit dhe Xheni Karaj për burrneshat

Gjatë debatit në emisionin “Opinion”, moderatorja Albana Osmani shprehu kundërshtimin e saj të plotë ndaj projektligjit të propozuar nga qeveria, i cili synon të përfshijë identitetin dhe shprehjen gjinore përtej ndarjes tradicionale burrë dhe grua.

Ajo kundërshtoi me forcë edhe deklaratat e aktivistes së komunitetit LGBT, Xheni Karaj, në lidhje me përkufizimet e familjes dhe përdorimin e termave si “burrnesha”.

Xheni Karaj deklaroi se çdo vit në Shqipëri lindin rreth 2 mijë foshnje interseks dhe se këta persona nuk kanë asnjë mbrojtje ligjore. Sipas saj, këta individë nuk përputhen me ndarjen tradicionale të gjinive mashkull-femër, dhe projektligji synon të njohë dhe mbrojë këtë realitet.

“Të flasim se çfarë parashikon ligji. Ka një ndryshim mes seksit biologjik dhe gjinisë. Seksi mashkull dhe seksi femër, por njohim edhe personat interseks që janë persona që lindin me karakteristikat personale të të dy sekseve. Ka rreth 2 mijë foshnje në Shqipëri që janë interseks. Këto të dhëna mund t’i merrni edhe në maternitet. 2 mijë foshnje në vit në Shqipëri,” – u shpreh Karaj.
Ky pretendim u kundërshtua menjëherë nga moderatorja Osmani, e cila e quajti të pasaktë dhe tha se 99% e foshnjeve në Shqipëri janë natyralisht të shëndetshëm.

Debati mori një kthesë edhe më të ashpër kur Xheni Karaj deklaroi se vajzat që ndërrojnë gjini mund të konsiderohen si “burrnesha”. Kjo shkaktoi reagimin e fortë të Albanës Osmani, e cila e quajti të papranueshme dhe fyese përdorimin e kësaj fjale nga një aktiviste e komunitetit LGBT.

Ajo tha se ky është një tentativë për të baltosur figurën historike të burrneshave në zonat e veriut të Shqipërisë.

Pjesë nga debati:

Xheni Karaj: Blendi, po ne jemi burrnesha, me identitetin gjinor.
Albana Osmani: Çfarë! Po ty të të vijë turp nëse e artikulon burrneshën si një transgjinore. Fol me mua se unë vij nga vendi i burrneshave. A e din çfarë janë burrneshat?
Xheni Karaj: Gra që morën rolin e burrit, nuk ka rëndësi për çfarë.
Albana Osmani: Turp të vijë, burrnesha është personifikim i një vajze shqiptare shumë të nderuar. Burrnesha është një vajzë që është rritur në një shtëpi, i vranë tërë meshkujt e shtëpisë dhe u detyrua t’i dilte zot shtëpisë së vetë. Por jo një transgjinore kurrë! U betua, mori pushkën dhe vdiq e virgjër. Jetoi tërë jetën e përbetuar për të mbrojtur familjen e vetë.

Ky debat shënoi përplasje të forta mes dy pikëpamjeve krejtësisht të kundërta mbi çështjet e identitetit gjinor dhe mbrojtjes së figurave tradicionale në shoqërinë shqiptare.,

Related Posts

I fundit! Pritet përjashtim nga Bigu, kontakt fizik mes banoreve

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP 5. Angelo dhe Senon patën një debat që u përcoll dhe me një kontakt të…

Pyetja e një 6 vjeçari që ndryshoi jetën e mijëra njerëzve: “Sa kushton të sjellësh ujë..?”

Në vitin 1998, në Kemptville të Ontarios, Kanada, një djalë 6-vjeçar me emrin Ryan Hreljac mësoi në shkollë se shumë njerëz në Afrikë nuk kishin akses në…

Nëse qeni juaj po ju nuhat zonën gj*nitaIe, kjo do të thotë se…

Nëse qeni juaj po ju nuhat zonën gjenitale, është e rëndësishme të kuptoni se qentë e eksplorojnë botën kryesisht përmes nuhatjes. Shqisa e nuhatjes tek qentë është…

Receta Çudibërëse Me Xhenxhefil, Karafil dhe Mjaltë – Do Të Më Falënderoni Për Recetën!

Nëse po kërkon një kurë natyrale që forcon imunitetin, lufton infeksionet dhe rrit energjinë, atëherë kjo recetë me xhenxhefil, karafil dhe mjaltë është pikërisht ajo që të…

Moment që theu zemrat, në mes të ceremonisë, fëmija iu afrua arkivoIit të nënës dhe bëri gjestin që preku botën

Një fotografi thellësisht emocionale nga Filipinet është bërë virale, duke kapur momentin prekës të një djali të vogël që përpiqet të ngjitet mbi arkivoIin e nënës së…

Janari muaj i fuqishëm astrologjik! Katër shenjat e Horoskopit që e nisin vitin 2026 me bollëk dhe fat të madh

Janari 2026 pritet të jetë një muaj shumë i fuqishëm astrologjikisht, ku energjia e Saturnit luan rolin kryesor gjatë gjithë muajit. Saturni sundon Bricjapin dhe Ujorin, dhe…