Policia sqaron sherrin në Rinas: Fisi me 18 anëtarë po iknin me pushime në Antalia! U përplasën për radhën te “check in”

Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të një lajmi në disa media, ku shfaqeshin disa persona duke u përplasur fizikisht në Aeroportin e Rinasit.

Fillimisht u raportua se ata ishin të afërm të deputetit Xhemal Qefalia, por si policia dhe ky i fundit e kanë mohuar një gjë të tillë.

Policia thotë se sherri nisi për shkak të konfliktit për radhën mes 18 anëtarëve të një fisi që ishin nisur me pushime në Antalia dhe disa personave të tjerë për shkak të radhës në “check in”.

Policia thotë se konflikti u shua pas ndërhyrjes dhe pasagjerët vijuan udhëtimet e tyre. Sakaq, deputeti Qefalia ka thumbuar Sali Berishën, i cili e publikoi në faqen e tij në Facebook lajmin. “E kuptoj Doktor që je lodhur, por të paktën kurseja vetes këto vite që të mos merresh më me shpifje se s’ke kohë ti korrigjosh”, ka shkruar ai.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Në lidhje me një video të publikuar për një konflikt të ndodhur në ambientet e aeroportit të Rinasit, gjatë imbarkimit, sqarojmë se:

Më datën 06.09.2025, rreth orës 02.30, gjatë imbarkimit të pasagjerëve që udhëtonin me çarter në Antalia, disa prej tyre kanë debatuar me punonjësit e check in për çështje radhe, pasi kërkonin të kalonin bashkërisht dhe pa radhë, për shkak të fëmijëve të vegjël që kishin.

Nga stafi i aeroportit është kërkuar ndihma e policisë dhe pas ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Rinas, konflikti është mbyllur.

Kryefamiljari, shtetasi A. M., dhe djemtë e tij, që po udhëtonin familjarisht (rreth 18 shtetas, familjarë bashkë me fëmijë të mitur) për pushime në Antalia, Turqi, u kanë kërkuar falje punonjësve, të cilët nuk kanë dashur të ushtrojnë të drejtën e ankimit dhe të vijonin më tej procedurat për këtë rast.

Duke parë reflektimin pozitiv të familjarëve dhe duke marrë parasysh faktin që kishin edhe fëmijë të mitur me vete, si dhe faktin që punonjësit nuk donin të bënin kallëzim, punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit i kanë këshilluar për moskryerje të veprimeve të tilla dhe i kanë lejuar të vijonin udhëtimin.

Sqarojmë faktin se pretendimet se personat e përfshirë në konflikt janë familjarë të shtetasit Xh. Q., nuk janë të vërteta.

Related Posts

‘Pse e braktisa karrierën në gazetari për t’u shpërngulur në një ishull të izoluar me 40 banorë’

Ky vend është i mbushur me natyrë dhe me ndjenjë komuniteti. Vendosëm që ky ishte vendi ku donim të rrisnim fëmijën tonë. Jam e emocionuar por edhe…

Astronomët zbulojnë një planet të jetueshëm për njerëzimin, ja sa pranë është me Tokën

Astronomët nga Universiteti i Kalifornisë kanë bërë një zbulim të ri tepër emocionues që i jep një shpresë të re kërkimit për jetë jashtëtokësore. Planeti i sapozbuluar,…

Moti i keq “pushton fqinjët”/ Shumë zona në shtetin grek pa energji elektrike, disa bashki shpallin gjendjen e emergjencës

Pas reshjeve të rrëmbyeshme që goditën Greqinë Perëndimore, mëngjesi i sotëm i ka gjetur banorët duke numëruar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, rrëshqitjet e dheut dhe izolimi…

Astrologjia e shëndetit fizik dhe mendor: Si të kujdesesh për veten sipas shenjës tënde

Astrologjia dhe kujdesi për veten: si të relaksohesh sipas shenjës tënde Çdo shenjë e zodiakut ka energji dhe ritëm të vetin. Kjo ndikon në mënyrën si secili…

Horoskopi ditor, e hënë 24 nëntor 2025

Dashi Dite pozitive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni shpeshherë te lumtur dhe do doni qe dita te mos mbaroje. Beqaret…

Lum ju qe i keni! Vjen pas shume kohesh lajmi ME I FORTE per euron

Monedha europiane ka shënuar një rimëkëmbje të dukshme, duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar në dy muajt e fundit. Sipas të dhënave të Bankës së…