U soll nga Turqia/ Sekuestrohet Ferrari 600 mijë euro në Tiranë! Kush është pronari dhe për se akuzohet (EMRI)

Një automjet luksoz tip “Ferrari” është sekuestruar nga Policia në Tiranë, me dyshimet se është përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

Sipas Policisë, Ferrari i kuq me vlerë rreth 600 mijë euro, që i përket 30-vjeçart Eri Vraja të akuzuar për veprimtari kriminale në Turqi.

Policia thotë se automjeti ishte lënë në pronësi të një 36-vjeçari, i cili edhe e kishte sjellë në Shqipëri, për të shmangur gjurmimin e pronarit të vërtetë, shtetasi Eri Vraja, 30 vjeç, i dënuar më parë në Turqi, për trafikim të lëndëve narkotike.

Përveç Vrajas janë proceduar edhe dy shokët e tij që e kanë sjellë mjetin nga Turqia dhe e kanë ndihmuar të fshehë pronësinë.

Njoftimi i Policisë:

Sekuestrohet 1 automjet tip “Ferrari”, me vlerë rreth 600 000 euro, i dyshuar i përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Në hetim drejtuesi i automjetit, autor i kësaj veprimtarie kriminale, në Turqi.

Ky shtetas e kishte regjistruar në pronësi të një 36-vjeçari, këtë automjet, të cilin e kishte sjellë në Shqipëri, për llogari të tij, një 30-vjeçar.

Vihen në hetim dhe të dy të implikuarit në këtë rast.

Në vijim të hetimeve, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “Red”.

Në kuadër të operacionit, u ndalua në rrugën “Abdyl Frashëri”, automjeti tip “Ferrari”, me drejtues shtetasin E. V., 30 vjeç, i dënuar më parë në Turqi, për trafikim të lëndëve narkotike, pasi nga hetimet dyshohet se automjeti është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Nga hetimet e mëtejshme u identifikuan shtetasi të cilit 30-vjeçari ia kishte lënë në pronësi automjetin, me qëllim shmangien e gjurmimit, konkretisht S. Ll., 36 vjeç, si dhe shtetasi që kishte sjellë automjetin, në Shqipëri, për llogari të 30-vjeçarit, konkretisht A. L., 30 vjeç.

Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi penal për të 3 këta shtetas.

Gjithashtu, vijojnë hetime për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të shtetasit E. V. ose të afërmve të tij, që mund të jenë përfituar nga veprimtaria e tij kriminale, në Turqi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Këto 3 shenja të zodiakut do kenë ndryshime të mëdha pozitive këtë vjeshtë

Dashi Dashi do të ketë një transformim të madh këtë tetor. Personaliteti yt zjarr i Marsit të lejon të ndryshosh sa herë të duash. Nëse dëshiron një…

LAJM I FUNDIT/ Kërcet th’ika në vend, raportohet për v*ktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit, ku një person është gjetur i pajetë në banesën e…

EMRI/ U qëIIua për vd*kje me thikë, kush është vik’tima në Durrës (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Durrës. Mësohet se bëhet fjalë për një vi ktimë dhe ai është Valbon Beqiraj. Policia shprehet se ai…

Vr*u dy fëmijët dhe tr*pat i futi nëpër valixhe, dën*het nëna m*nster

Një grua nga Zelanda e Re, me origjinë nga Koreja e Jugut, u shpall fajtore dhe dënua të hënën për vrasjen e dy fëmijëve të saj, mbetjet…

E bujshme! Kengetari i njohur shqiptar kapet me dr*ge dhe a*më

Armë pa leje dhe lëndë nar kotike, reperi i njohur përfundon në pranga Reperi i njohur kosovar, Betim Januzi, i cili në skenën muzikore njihet me emrin…

Vjen lajmi i rende, vd*s aktorja legjendare

Aktorja legjendare Claudia Cardinale është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare, e rrethuar nga familja e saj në Nemours, pranë Parisit, ku jetonte prej vitesh. Lajmin e…