Kryeministri po ndërmerr një puç politik/ Edi Rama xhindoset nga “rebelët” në Këshillin Bashkiak

Edi Rama është xhindosur nga mbrojtja që disa këshilltarë i bënë Erion Veliajt në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Dy anëtarë folën hapur në publik, ndërsa tre të tjerë e mbështetën në heshtje.

Aldo Merkoçi ishte zëri kryesor në mbrojtje të Veliajt, i paralajmëruar paraprakisht nga kolegët për këtë qëndrim.

Në të njëjtën linjë doli edhe Alfred Muharremi. Ndërsa Joleza Koka dhe Gaz Paja munguan në seancë, dhe këshilltari i djathtë Fabian Topollaj votoi kundër vendimit.

“Koalicioni” Rama–Berisha për të miratuar shkarkimin e Veliajt nuk i dha kryeministrit rezultatin e pritur. Ai kërkonte një “punë të pastër”, por në fund gjithçka u kthye në bumerang politik. Edhe pse deri dje Veliaj ishte më i sulmuari nga opozita dhe nga media, pas seancës u krijua përshtypja se kryeministri po ndërmerr një puç politik kundër kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Rezistenca e papritur, edhe në kushte të izolimit të rëndë në burg, ka prodhuar një bërthamë qëndrimi kundër Ramës, pavarësisht kërcënimeve. Kryeministri e ka marrë këtë si një sfidë direkte ndaj pushtetit të tij absolut.

Simbolik ishte rasti i Luan Bregasit, një këshilltar i afërt me Veliajn, që në fund iu bind Ramës. Bregasi, i zhytur prej vitesh në borxhe me tatimet e doganat dhe në konflikte gjyqësore për “Birrën Tirana”, madje edhe me projekte të rrëzuara ndërtimi në Komunën e Parisit, i ktheu shpinën Veliajt duke u rreshtuar me Ramën.

Pikërisht ky rebelim ka vënë në lëvizje kryeministrin, i cili që prej mbrëmë ka takuar individë të afërt me Veliajn, duke u kërkuar troç që të deklarojnë publikisht pozicionin e tyre. Rama ka përpiluar edhe lista të mbështetësve të dyshimtë brenda PS-së së Tiranës, të cilët do të verifikohen me detaje.

Kryeministri ka marrë personalisht drejtimin e PS-së në Tiranë dhe të gjithë fushatës, me synimin për të spastruar organizatat socialiste ku dyshohet se ka ndikim Veliaj. Lëvizje që tregon frikën e Ramës, sepse në realitet shumica e drejtuesve lokalë janë militantë të vjetër socialistë, të lidhur me deputetë dhe figura të partisë, jo të sjellë nga Veliaj.

Pavarësisht kësaj, Rama është shumë i shqetësuar. Ai ka frikë se një rezultat i dobët në Tiranë do të interpretohet si fiasko personale. Për këtë arsye, po lobon që opozita të mos hyjë në garë ose të paktën PD të mos marrë pjesë, në mënyrë që të mos ketë shifra krahasuese. Sepse realiteti është i njohur: më 11 maj, edhe pse vetë Rama kandidoi si drejtues i listës në Tiranë, mori më pak vota se në vitin 2021 kur drejtimin politik e kishte Erion Veliaj.

Related Posts

‘Pse e braktisa karrierën në gazetari për t’u shpërngulur në një ishull të izoluar me 40 banorë’

Ky vend është i mbushur me natyrë dhe me ndjenjë komuniteti. Vendosëm që ky ishte vendi ku donim të rrisnim fëmijën tonë. Jam e emocionuar por edhe…

Astronomët zbulojnë një planet të jetueshëm për njerëzimin, ja sa pranë është me Tokën

Astronomët nga Universiteti i Kalifornisë kanë bërë një zbulim të ri tepër emocionues që i jep një shpresë të re kërkimit për jetë jashtëtokësore. Planeti i sapozbuluar,…

Moti i keq “pushton fqinjët”/ Shumë zona në shtetin grek pa energji elektrike, disa bashki shpallin gjendjen e emergjencës

Pas reshjeve të rrëmbyeshme që goditën Greqinë Perëndimore, mëngjesi i sotëm i ka gjetur banorët duke numëruar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, rrëshqitjet e dheut dhe izolimi…

Astrologjia e shëndetit fizik dhe mendor: Si të kujdesesh për veten sipas shenjës tënde

Astrologjia dhe kujdesi për veten: si të relaksohesh sipas shenjës tënde Çdo shenjë e zodiakut ka energji dhe ritëm të vetin. Kjo ndikon në mënyrën si secili…

Horoskopi ditor, e hënë 24 nëntor 2025

Dashi Dite pozitive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni shpeshherë te lumtur dhe do doni qe dita te mos mbaroje. Beqaret…

Lum ju qe i keni! Vjen pas shume kohesh lajmi ME I FORTE per euron

Monedha europiane ka shënuar një rimëkëmbje të dukshme, duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar në dy muajt e fundit. Sipas të dhënave të Bankës së…