Ndryshimet nuk ndalen vetëm në QSUT, pasi Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala ka ndërmarrë menjëherë disa lëvizje në strukturat drejtuese. Ministja Sala ka shkarkuar nga detyra zëvendësministren Mira Rakacolli dhe në vend të saj ka emëruar Eugena Tominin. Me këtë vendim, Tomini largohet nga drejtimi i Institutit të Shëndetit Publik dhe merr detyrën e re si zëvendësministre e Shëndetësisë.
Gjithashtu, me urdhër të ministres Sala, është liruar nga detyra edhe drejtoresha e Barnave në QSUT, Mirela Rexhepi. Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, ende nuk është bërë i ditur emri i personit që do ta pasojë në këtë pozicion, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE