Skip to content

VIDEO/ Çfarë po bën ky shofer në timon?!

Një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video të filmuar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë–Lezhë. Në pamje shihet një automjet që lëviz në mënyrë të çrregullt, duke zigzaguar dhe rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës. Shoferi duket sikur nuk ka kontroll mbi mjetin, duke e devijuar vazhdimisht majtas e djathtas, gjë që ngre dyshime serioze mbi gjendjen e tij.

A ishte i dehur, i përgjumur, apo i shpërqendruar nga diçka tjetër? Pamjet tregojnë një rrezik serioz për sigurinë rrugore, pasi mjafton vetëm një lëvizje e gabuar që kjo mënyrë drejtimi të kthehej në tragjedi brenda pak sekondash.

Si mendoni, çfarë po bënte ky shofer në timon? “Çfarë po bën ky shofer në timon?!”

Published inTë fundit