EMRAT/ Vr*sja MAKABRE e Klevis Lleshit, arrestohen dy persona! (Në kërkim pronari i ‘Monopol’ në Tiranë)

Zbulohen emrat e personave të arrestuar në lidhje me vrasjen e Klevis Lleshit. Në pranga kanë përfunduar Sabah Nuzi dhe Samet Loka të dy 31 vjeç të cilët dyshohen për veprën penale “vrasje për gjakmarrje”, “fshehje dhe asgjësim kufome”, “pastrim i produktive të veprës penale” dhe “grup strukturuar kriminal”.

Ndërkohe në kërkim janë shpallur Aurel Hoxha, i njohur dhe me emrin Aurelinjo Kalaveri 36 vjeç dhe shtetasi Sajmir Kolaveri të dyshuar për të njejtat akuza. Mësohet se vrasja makabre u zbulua nga zbardhja e komunikimeve në Sky ECC.

SAGA e HASMËRISË mes FISEVE Lleshi dhe Hoxha në Burrel ka sjell 4 viktima! (ROLI i pronarit të lokalit ‘Monopol’ te ‘Myslym Shyri’)

Klevis Lleshit në 2020, hakmarrja është bërë shkak për vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020, i cili u zhduk pa lënë gjurmë, por më pas u zbulua se kemi të bëjmë me vrasje.

Në vitin 2023 banorë të fshatit Shpërdhet të Kurbinit që gjetën mbetjet kockore të të riut dhe pas ekzaminimeve hetuesit dolën në konkluzionin se Lleshi ishte vrarë.

Porositësi i vrasjes është Aurel Hoxha, pronar i ‘Monopol’ te ‘Myslym Shyri’. Ai ka marrë hak për vrasjen e të vëllait të tij në vitin 2012.

Saga e hakmarrjes mes fisit Lleshi dhe Hoxha ka nisur në vitin 2012, kur Agim Hoxha, vëllai i Aurel Hoxhës, u ekzekutua nga Arben Lleshi.

Ishte 10 prilli i vitit 2012 kur Arben Lleshi vrau Agim Hoxhën dhe trupin ia dogji në makinë. Për këtë vrasje, ai ishte dënuar me burg përjetë, dënim që e vuante në burgun e Peqinit.

Që nga kjo vrasje, fisi Hoxha nuk ka hequr dorë nga hasmëria dhe një sërë ngjarjesh kriminale janë pasuar, duke i marrë jetën 4 anëtarëve të fisit Lleshi, Arben Lleshit, Xhavit Lleshi, Hajredin Lleshi dhe Klevis Lleshi.

I pari që u ekzekutua për hasmëri ishte Xhavit Lleshi, babai i Klevis Lleshit. Ai u vra më 30 tetor të vitit 2013.

Tre vite më vonë, më 15 maj 2016 u vra vëllai i tij, Hajredin Lleshi. Xhaxhai i Klevis Lleshit u ekzekutua në fshatin e lindjes në Burrel.

Më pas, në vitin 2020 fisi Hoxha dyshohet se porositi vrasjen e vetë Klevis Lleshit.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…