Kush është Entela Çano? Nga tritoli që desh e bëri copash tek 8.3 milionë € të marra nga tenderat

Nga një shpërthim me tritol poshtë makinës së saj në vitin 2014, te miliona euro të përfituara nga tenderat publikë. Historia e Entela Çanos, inxhinieres së ndërtimit dhe administratores së A & E ENGINEERING sh.p.k, është një ndër më të debatueshmet sot në Shqipëri.

Emri i saj del në qendër të hetimeve të SPAK për aferat korruptive në Bashkinë e Kolonjës, ku përveç kryebashkiakut Erion Isai dhe disa zyrtarëve të tjerë, e pandehur është marrë edhe vetë Çano. Dosja e prokurorisë tregon se ajo kishte lidhje të ngushta me Isain, me të cilin komunikonte shpesh përmes WhatsApp-it. Pikërisht aty, sipas hetimeve, bëhej pazari për tenderat publikë, të cilët më pas përfundonin pothuajse gjithmonë në duart e të njëjtave firma ndërtuese.

Shpëtimi nga tritoli

Pak veta e dinë se Çano ka qenë më parë në qendër të një ngjarjeje kriminale. Në vitin 2014, në Sukth, një sasi tritoli ishte vendosur poshtë makinës së saj, në pjesën ku vendosen këmbët e pasagjerit. Shpërthimi shkatërroi mjetin dhe la një gropë në rrugë, por Çano shpëtoi për mrekulli, falë një çante me dokumente që amortizoi goditjen.

Milionat nga tenderat publikë

Nga ajo ditë, Çano duket se nuk ka humbur kohë. Kompania e saj A & E ENGINEERING sh.p.k është bërë një prej përfituesve kryesorë të fondeve publike:

  • 2019–2025: 594,089,579 lekë të reja
  • 2015–2018: 161,885,550 lekë të reja
  • 2014: 28,046,695 lekë të reja
  • 2012–2013: 21,641,931 lekë të reja

Në total, 8.3 milionë euro të ardhura nga buxheti i shtetit, para të marra nga taksat e shqiptarëve të varfër.

Nga viktimë në fituese?

Historia e Entela Çanos duket si një paradoks shqiptar: një grua që shpëtoi nga një atentat me tritol, për të dalë më pas si një nga përfitueset më të mëdha të tenderave publikë të dyshuar për abuzim. SPAK ka vënë nën akuzë lidhjet e saj me pushtetin lokal, duke hedhur dritë mbi një skemë ku privatët konsultoheshin për vlerat e projekteve para se tenderat të shpalleshin publikisht.

Nga rruga e djegur në Sukth, tek rruga Korçë–Ersekë dhe ujësjellësit që mbikëqyrte kompania e saj, emri i Entela Çanos është sot sinonim i aferave të errëta të lidhjes mes biznesit dhe pushtetit.

Related Posts

Një djalë vizitoi varrin e nënës së tij adoptuese, të cilën e kishte urryer gjatë jetës, dhe gjeti një zarf me emrin e tij mbi të

Stuarti 13-vjeçar ndërtoi mure rreth zemrës së tij, duke refuzuar të pranonte dashurinë e nënës së tij adoptuese. Zemërimi i tij për të e ndoqi atë deri…

E PREMTE “E ZEZË” – Gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja, Nga lekët tek tradhtia

DASHI Sot është një ditë e gjallë: ndjeni nevojën për të marrë kontrollin e një situate që ka qenë e ndenjur për shumë kohë. Në punë, një…

Fëmijët që gjetën portofolin dhe e dorëzuan në polici, merren me mirënjohje nga Osmani

Tre fëmijë nga Ferizaj, të mërkurën e gjetën një portofol me para dhe dokumente e të njëjtin e dorëzuan në polici. Ndërkaq, sot në Ditën Botërore të…

Sk*ndaloze: Djali i Adelina Tahirit me a*rmë në dorë

Adelina Tahiri sot gjatë një feste në familjen e saj, ndau një video e cila la pa fjalë të gjithë. Ajo ka publikuar djalin e saj Jonin…

Shqiptari hero në Itali, i shpëton jetën të moshuarit që po mbytej me makinë në kanal: Sot mora dhuratën më të bukur të ditëlindjes!

Një akt i jashtëzakonshëm guximi dhe humanizmi është regjistruar sot në Padova të Italisë, ku një shqiptar 32-vjeçar i ka shpëtuar jetën një të moshuari italian, pasi…

Olti Curri zbulon listën e re të banorëve të “Big Brother VIP 5” dhe datën e nisjes së spektaklit

Ndërsa ethet për nisjen e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania” kanë filluar, me datën e përfolur të startit më 20 dhjetor, gazetari Olti Curri…