Skip to content

Pl*gosja në Tiranë, një burrë suImoi kunatin me pistoIetë (Emrat)

Plagosja në Tiranë, më herët sot pasdreke erdhi pas një konflikti mes dy kunetërish duke precipituar në përdorim arme zjarri. Policia e Tiranës tha se në momentin e ngjarjes dy personat gjendeshin në shtëpinë e të plagosurit në rrugën “Llambi Bonata” në Kombinat.

Plagosja me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Hetimi sugjeron se 41-vjeçari Misir Tanushi plagosi me armë zjarri kunatin e tij, Genci Mullaymeri 56 vjeç. I plagosuri u dërgua dhe ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë mbërritur në vendngjarje, kanë siguruar zonën dhe kanë ndërhyrë për të kapur autorin. Pas veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes në kohë, shtetasi M. T. u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Në vijim të veprimeve punohet për kapjen e shtetasit N. S., 29 vjeç, i cili dyshohet se në momentin e ngjarjes ka qenë prezent në banesë dhe më pas është larguar.

Published inTë fundit