“Shkova të bej analizat në Elbasan, më thanë hajde në 15 janar 2026”

Një pensioniste nga Elbasani ka folur të “TVA News” duke treguar burrokracinë me të cilën përballen banorët e këtij qyteti sa herë u duhet të shkojnë në spitalin publik. Ajo tregon se u paraqit për të bërë një vizitë te mjeku specialist nefrolog dhe endokrinolog, të cilët i dhanë ilaçe dhe i thanë të kthehet pas një muaji për të bërë analizat dhe një kontroll të dytë, në mënyrë që të mësonin nëse gjendja e saj shëndetësore ka njohur përmirësim.

Por kur ka shkuar për të bërë kontrollin e dytë, zonjës i është thënë se data e lirë e analizave është 15 janari, më shumë se 4 muaj nga dita e sotme. Në një mënyrë të pakuptueshme, asaj iu tha që nëse donte t’i bënte analizat më shpejt, duhet të shkonte në një klinikë private.

“Si mund të shkoj në privat kur analizat kushtojnë rreth 100 mijë lekë, e pensionin e kam 200 mijë lekë? Kjo është mjekësia falas z Kryeministër. Turp turp!”, shkruan ajo në mesazhin për redaksinë tonë.

Fatkeqësisht kjo është një situatë e prekshme shpesh në spitalet e rretheve, ku analizat dhe kontrollet kërkojnë muaj të tërë, pasi numri i pajisjeve është i kufziuar dhe shpesh ato janë të prishura, duke i lënë pacientët në mëshirë të fatit për muaj të tërë.

Në mesazhin e plotë për redaksinë tonë, qytetarja shkruan:

Jam në pensioniste nga Elbasani dhe ju lutem të publikoni një shqetësim timin.

Isha me rekomandim tek mjeku specialist nefrolog dhe tek endokrinolog. Pasi mora mjekim për një muaj, më rekomanduan analiza dhe të kthehem përsëri për kontroll pas një muaji.

Shkova tek recepsioni në ambulancë për të caktuar datën e analizave dhe më thanë që është e lirë data 15 janar. Nëse i do më shpejt shko në privat më thanë. Si mund të shkoj në privat kur analizat kushtojnë rreth 100 mijë lekë, e pensionin e kam 200 mijë lekë?

Kjo është mjekësia falas z Kryeministër. Turp turp! Jam një ndjekëse e rregullt e faqes suaj, e përgëzoj punën që bëni, faleminderit.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…