Ervin Mata, nga lidhja me Elvanën te sherri me vis Martinajn dhe miqësia me Erzen Breçanin

Gjykata e Lartë Federale në Brazil ka lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për “bolin e kokainës Ervin Mata. Pas urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Lartë Federale në Brazil, pritet që Mata të ekstradohet në Shqipëri.

Por kush është Ervin Luan Mata?

Emri i Ervin Matës nuk është i panjohur për publikun shqiptar, jo vetëm për dosjet kriminale ku ai përmendet, por edhe për historinë e dashurisë me këngëtaren Elvana Gjata. Ata u fejuan në vitin 2017, pas një lidhjeje disavjeçare, në një ceremoni të thjeshtë dhe private. Elvana e kishte përmendur në intervista se ishte e dashuruar, pa zbuluar identitetin e partnerit, duke e cilësuar si “një bekim nga Zoti”. Më vonë, emri i Matës u bë publik pas përfshirjes së tij në ngjarjen e përgjakshme në ish-Bllok.

Më 4 tetor 2018, gjatë një përplasjeje me armë në lokalin “Monopol” në ish-Bllok, mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truproja i Ervis Martinajt, ndërsa ky i fundit dhe Eljon Hato u plagosën. Fillimisht u raportua se sherri kishte nisur për shkak të një ngacmimi ndaj Elvana Gjatës, por më vonë hetimet zbuluan një konflikt të thellë mes Matës dhe Martinajt, që lidhej me një ngarkesë kokaine. Pas ngjarjes, Ervin Mata qëndroi për disa muaj në arrati, duke u vetëdorëzuar më vonë në polici me pretendimin se ishte larguar “nga frika për jetën”.

Së fundmi, bisedat e përgjuara në aplikacionin Sky ECC kanë zbuluar lidhje të forta mes Matës dhe ish-zyrtarëve të policisë shqiptare. Në mënyrë të veçantë, Ervin Mata është i lidhur familjarisht me ish-nëndrejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, pasi djali i këtij të fundit është i martuar me motrën e Matës. Të dy rezultojnë të përfshirë në një rrjet të strukturuar kriminal që merrej me trafik ndërkombëtar droge, ndërsa në bisedat e zbardhura përmendet dhe këngëtarja Elvana Gjata, për shkak të një transaksioni të dyshimtë prej 500 mijë eurosh.

Related Posts

💞 H0T 2 H0T 💞

Kushtetuesja e la në detyrë Erion Veliajn, aktorja Olta Gixhari: Lali kthehu, Tirana është qelbur

Aktorja Olta Gixhari, publikoi një story në Instagram me një mesazh për kryebashkiakun, ku i thotë se ai duhet që të jetë në krye të bashkisë. Pas…

Pas tunelit të Llogarasë, edhe aeroporti i Vlorës garë e paracaktuar. Pacolli denoncon pazaret e Ballukut në zyrën e saj: I kërkoi turqve të hynin në tender. Mbeta i fyer nga sjellja!

Biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli implikon zv/kryeministren Belinda Balluku në një tjetër aferë, pas asaj 50 mln euro të tunelit të Llogarasë, për të cilën është zyrtarisht…

Kryemadhi për Ballukun: Flitet që është garipe,bobe nuk e rr*an dhe duket nga SMS-të ku shkruante “palloshi”

Monika Kryemadhi, ka komentuar zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke thënë se ajo ka “namin që është garipe dhe bobe”. Sipas Kryemadhit, mesazhet e Ballukut tregojnë se ajo i…

“Babi booII, po e mb*t mamin!”- Vr*u dy kunetërit, Astrit Isufi e rr*hte gruan me kabIIo eIektrik: Cfarë i kerkuan kuneterit qe i vr*u

Sipas dosjes gjyqësore, ndaj Isufit ishte ngritur aktakuzë në prill të vitit 2025 për dhunë në familje dhe kanosje, ndërsa Gjykata Themelore e Prishtinës e kishte dënuar…

Ishte larë në gj•k…”/ U nis të pastronte një shtëpi por ngatërroi adresën, vr•tet në sy të burrit nëna e 4 fëmijëve!

Një 32-vjeçare nga Guatemala, nënë e katër fëmijëve, u qëllua për vdekje në mënyrë tragjike pasi mori adresën e gabuar për shtëpinë që do të pastronte me…