“Gj’akun e djalit tim nuk e ha asnjeri!” Dhëndri shp’ërthen ndaj vjehrrit: Monstër! Mos më bëj të vij… (Video)

Ylli ka thirrur vjehrrin në “Shihemi në Gjyq” dhe nga mënyra si shprehet ai në insertin prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, konflikti qëndron te nderi e morali.

“Unë kam ardhur sot këtu për të sqaruar disa gjëra. Për nder, për moral nuk fal as atë që më ka bërë kokën, jo më atë që më ka sjellë sot këtu.”

Kurse vjehrri, Avdyli, lë të nënkuptohet se në historinë e tyre ka edhe një fatkeqësi.

“Gjakun e djalit tim nuk e ha asnjeri! Do m’i japin lekët një më një, përndryshe do të më njohin se kush jam!”

Kur hyjnë në studio, fjalën e merr Ylli që thotë se nuk di t’i ketë para borxh vjehrrit të tij. Pas humbjes së djalit në një aksident në Greqi në moshën 22-vjeçare, Avdyli mori një dëmshpërblim prej 250 mijë eurosh. Me 70 mijë euro, ai bleu një mjet lundrues, fakt që e pranon edhe Ylli, që ky i fundit dhe dhëndri tjetër, Shpëtimi, të mund të punonin.

Peshkarexha e parë u mbyt dhe Ylli thotë se ia doli që t’i kthente 140 mijë euro vjehrrit të tij. Vjehrri thotë se s’ka marrë para dhe Ylli nxehet me të duke përdorur një gjuhë të pakëndshme.

Ylli: Është babai i gruas se mos të ishte e di unë si merrem me të, a më kupton? Njëherë e kap diabeti, pastaj ka epikrizën, s’i punon gjysma e trurit, mirëpo këtu në Shqipëri budallenjtë gjejnë budallenjtë more, është e habitshme! Shpifësat!

Avdyl: Po…

Ylli: U kujtove ti? Ta marr atë shkop të ta thyej në kokë!

Eni Çobani: Abdyl, si është historia?

Avdyl: Kam pasur një djalë, më ka bërë aksident në Greqi, më ka vdekur 22 vjeç.

Eni Çobani: Po, shumë e rëndë në fakt.

Avdyl: Mora dëmshpërblimin nga gjykata greke, 250 mijë euro. Nga këto 250 mijë euro i them edhe këtij,edhe Shpëtimit.

Eni Çobani: Shpëtimi është burri i vajzës tjetër, po.

Avdyl: T’ju blej një mjet pune, të punoni të dy? Ai ishte në Greqi me gjithë gocën.

Ylli: Po hallin e tij pra kishe! Ta blej the që të punosh.

Avdyl: E bleva një mjet pune që të hanit dhe ju bukë me kalamajtë tuaj, unë për mirë, më doli keq. E mora peshkarexhën 70 mijë euro, u mbyt në det, e mbyti trageti. Bleva tjetër.

Ylli: A t’i solla dyfishin e lekëve, t’i solla te shtëpia?

Avdyl: Këtij s’i pëlqeu puna, e la punën Ylli.

Ylli: Ore, na dhe 70 mijë euro, t’i prura 140 te shtëpia. T’i kam sjell ty ore!

Avdyl: I keni marrë çfarë keni dashur!

Ylli: Mua më ke dhënë ndonjë lek ‘cash’?

Avdyl: Lekë në dorë s’i kam dhënë kurrkujt.

Pas mbytjes së peshkarexhës së parë, Avdyli bleu një tjetër, por Ylli thotë se ai nuk ka të bëjë me të. Ai nuk ka marrë para prej saj dhe thotë se vjehrri ia ka dhuruar Shpëtimit, por ky i fundit s’e pranon.

Ylli: I them, mua më ka vdekur babai, ka 35 vjet dhe nuk kam për të të bërë baba ty, o monstër! Po ik p**dhu a kupton?

Eni Çobani: S’duhet folur me këtë gjuhë…

Ylli: Më ka vdekur babai im, doja ta respektoja në vend të babait, por kur s’e meriton…

Avdyl: Dëgjo të flas edhe unë, mos fol vetëm ti me leverdinë tënde.

Ylli: Ore ia ke dhuruar Shpëtimit, Xhemiles!

Në fund, Ylli pati edhe një kërcënim për vjehrrin: “Mos më bëj të të vij aty se unë kam një huq që po erdha, s’vij kot!”/tvklan.al

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…