Londër/ Policët veshur si “Batman” i bëjnë gjëmën shqiptarit në urën Westminster

Shitja e kikirikëve të pjekur apo hot dogëve në Urën Westminster, përmes karrocave ambulante, janë skena që përsëriten prej vitin 1999. Shitësit janë shqiptarë të palicensuar e në betejë të përhershme me inspektorët e bashkisë me detyrë ndalimin e tregtimit pa licencë.

Megjithëse shumica e pionierëve shqiptarë të kësaj tregtie janë “zhdukur” njëri prej tyre me jetëgjati tenton ta vijojë tregtimin e hot dogëve në këtë urë me e frekuentuara nga turistët. Mediat londineze të cilave u referohet Top Channel shkruajnë se një shqiptatë nga East Ham, i cili ishte një tregtar “produktiv” ilegal i hot dogëve në Urën Westminster, është gjobitur me mijëra paund.

Ludovik Keqaj nga Sussex Road u përshkrua nga policia si “një nga tregtarët ilegalë më produktivë të Urës Westminster”.

Ai duhet të paguajë një shumë prej gati 7,000 £ pasi pranoi të gjitha akuzat në gjykatë.

Keqaj, 52 vjeç, u përball me gjashtë akuza për tregti në rrugë pa licencë në Urën Westminster, duke u gjobitur me 670 £ për secilën shkelje.

Ai u akuzua gjithashtu për mosrespektim të një urdhri komunitar që i ndalonte tregtinë e paligjshme në Lambeth – për këtë u gjobit me 1,666 £.

Gjithashtu, iu urdhërua të paguante një tarifë për viktimën prej 224 £ dhe shpenzimet gjyqësore prej 810 £.

Së fundmi, dokumentet e gjykatës tregojnë se gjykata konfiskoi një bombol gazi dhe “karrocën e hot dogëve” të Keqajt.

Kjo vjen pasi oficerët e Policisë Metropolitane u maskuan si Batman dhe Robin për të kapur tregtarët e paligjshëm në të njëjtën urë në prill.

Oficerët nën mbulim u filmuan me kostume të ngushta superheronjsh duke “shpërndarë hakmarrje”.

Një zëdhënës i policisë Metropolitane tha: “Bandat e bixhozit të paligjshëm synojnë turistët me lojëra të njohura si ‘sfida e tre gotave’ ose ‘lojë e guaskave’. Meqenëse oficerët lokalë të Met janë bërë aq të njohur për këta individë, oficerët janë detyruar të mendojnë plane kreative për të shpërndarë ‘hakmarrjen’.”

Dy persona u akuzuan, njëri u gjobit me gati 1,000 £, ndërsa për tjetrin u lëshua urdhër arresti.

Megjithëse Ludovik Keqaj e mori këtë gjobë të majme në Prill 2024 ai do të dalë përsëri përpara një gjykatës “Westminster Magistrates Court” me të njëjtat akuza për tregtim ilegal në urën “Westminster”.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…