Flet noterja milionere: Vazhdoj punën, pasuritë i kam të ligjshme. E kaluara e burrit nuk më prek mua

Noterja Sanja Telhallari, është sot në qendër të mediave pasi policia trumbetoi bujshëm një aksion sekuestrosh të cilat nuk u shoqëruan me masa sigurie. Noterja 34 vjeçare në një prononcim publik tha sot se e kaluara e burrit të saj nuk mund ta prekë dhe shtoi se pasuritë që ka vënë janë të ligjshme.

Reagimi i Telhallarit erdhi pas më herët sot, policia sekuestroj tre milionë euro pasuri që tha se vinin nga aktivitet kriminal. Por noterja Sanja Telhallari, vë në dukje se ajo po e vazhdon normalisht punën normalisht dhe se e shkuara e ish-bashkëshortit nuk ka lidhje me aktivitetin e saj.

Noterja tha se të gjitha të ardhurat e saj janë të ligjshme dhe shtoi se ajo do të flasë vetëm kur prokuroria dhe gjykata të dalin me një vendim përfundimtar. Telhallari theksoi edhe se e shkuara e ish-bashkëshortit nuk mund të prekë aktivitetin e saj profesional.

Nga hetimet dyshohet se një pjesë e fondeve të përdorura për blerjen e pasurive mund të kenë ardhur nga ish-bashkëshorti i saj, Klodian Porja. Ky i fundit rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane dhe i dënuar për disa vepra të rënda penale, mes tyre edhe “shfrytëzimi i prostitucionit”, me një dënim deri në 21 vjet burg.

Çfarë tha sot policia

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Nënshkrimi”.

Sekuestrohen 18 asete me vlerë 3 milionë euro, me burime të dyshuara kriminale, që dyshohet se i ka përfituar një 35-vjeçare, gjatë kryerjes së detyrës si notere.

Asetet e sekuestruara: 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare.

Paralelisht po kryhen veprime hetimore dhe procedurale, për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të 35-vjeçares, me burime të dyshimta, si dhe për të dokumentuar me prova ligjore burimin e të ardhurave të kësaj shtetaseje.

Në kuadër të një procedimi penal, të iniciuar në Prokurorinë e Tiranës, me objekt gjurmimin e aseteve kriminale, të dyshuara të përfituara nga shtetasja S. T., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, gjatë kryerjes së detyrës si notere, Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizoi operacionin “Nënshkrimi”.

Në vijim të veprimeve procedurale, të kryera në kuadër të këtij procedimi, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për ekzekutimin e 18 pasurive të 35-vjeçares, me vlerë 3 milionë euro, konkretisht 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare.

Hetimet dhe veprimet operacionale, vijojnë.

Related Posts

Një djalë vizitoi varrin e nënës së tij adoptuese, të cilën e kishte urryer gjatë jetës, dhe gjeti një zarf me emrin e tij mbi të

Stuarti 13-vjeçar ndërtoi mure rreth zemrës së tij, duke refuzuar të pranonte dashurinë e nënës së tij adoptuese. Zemërimi i tij për të e ndoqi atë deri…

E PREMTE “E ZEZË” – Gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja, Nga lekët tek tradhtia

DASHI Sot është një ditë e gjallë: ndjeni nevojën për të marrë kontrollin e një situate që ka qenë e ndenjur për shumë kohë. Në punë, një…

Fëmijët që gjetën portofolin dhe e dorëzuan në polici, merren me mirënjohje nga Osmani

Tre fëmijë nga Ferizaj, të mërkurën e gjetën një portofol me para dhe dokumente e të njëjtin e dorëzuan në polici. Ndërkaq, sot në Ditën Botërore të…

Sk*ndaloze: Djali i Adelina Tahirit me a*rmë në dorë

Adelina Tahiri sot gjatë një feste në familjen e saj, ndau një video e cila la pa fjalë të gjithë. Ajo ka publikuar djalin e saj Jonin…

Shqiptari hero në Itali, i shpëton jetën të moshuarit që po mbytej me makinë në kanal: Sot mora dhuratën më të bukur të ditëlindjes!

Një akt i jashtëzakonshëm guximi dhe humanizmi është regjistruar sot në Padova të Italisë, ku një shqiptar 32-vjeçar i ka shpëtuar jetën një të moshuari italian, pasi…

Olti Curri zbulon listën e re të banorëve të “Big Brother VIP 5” dhe datën e nisjes së spektaklit

Ndërsa ethet për nisjen e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania” kanë filluar, me datën e përfolur të startit më 20 dhjetor, gazetari Olti Curri…