Shembet shkolla/ Tre të vdekur dhe 65 persona të bllokuar nën rrënoja

Të paktën tre nxënës kanë humbur jetën, dhjetëra të tjerë janë plagosur dhe rreth 65 persona dyshohet se ndodhen ende nën rrënoja, pas shembjes së një godine shkollore në provincën Java Lindore të Indonezisë.

Tragjedia ka ndodhur në shkollën islamike me konvikt Al Khoziny, në qytetin Sidoarjo, në momentin kur nxënësit ndodheshin në sallën e lutjeve. Godina u rrëzua papritur, duke i zënë poshtë shumë prej tyre.

Autoritetet raportojnë se ekipet e shpëtimit, të mbështetura nga policia dhe ushtria, kanë punuar pa ndërprerje gjatë natës. Deri tani janë nxjerrë tetë persona të gjallë, ndërsa të bllokuarve u është siguruar ujë dhe oksigjen edhe pas më shumë se 12 orësh nën rrënoja.

Zyrtarët lokalë paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet, pasi janë konstatuar trupa të pajetë nën mbetjet e godinës. Ndërkohë, familjarë të nxënësve të prekur kanë qëndruar pranë spitalit dhe zonës së fatkeqësisë, në ankth për lajme mbi fatin e fëmijëve të tyre.

Hetimet për shkaqet e shembjes kanë nisur. Sipas zyrtarit të emergjencave, Abast, ndërtesa ishte një strukturë e vjetër dykatëshe, mbi të cilën po ndërtoheshin dy kate shtesë pa leje ndërtimi.
“Duket se themelet e ndërtesës së vjetër nuk mund të përballonin peshën e shtesave prej betoni, ndaj godina u shemb gjatë procesit të derdhjes”, ka deklaruar Abast.

Related Posts

14-vjeçarja u gjet e vd*kur në gjumë, dhe nëna e saj gjeti diçka që të gjithë, e mbajmë shpesh në shtrat

Smartphones janë bërë pjesë e jetës tonë të përditshme. Ne i mbajmë pranë nesh në shtretërit tanë, pasi është gjëja e fundit që shohim para se të…

STUDIMI tr*ndites: V*ksinat C*vid po sjellin ka*ncer! Mjeku Edvin Prifti: Ja format e t*moreve qe rr*zikojme

Mjeku kardiokirurg Edvin Prifti ka reaguar në rrjetet sociale duke iu referuar një studimi të fundit të publikuar në Korenë e Jugut, i cili, sipas tij, ngre…

“Do të keni fat në fushën e dashurisë”/ Cila shenjë do gjejë njeriun e jetës? Horoskopi 9 nëntor 2025: Një njohje…

Dashi Duhet të bëni më të mirën tuaj në punë nëse duhet të fitoni respektin e atyre që ju rrethojnë. Mos jini kategorik dhe të prerë në…

TRAGJIKE! Punëtori bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën

Një ngjarje tragjike është shënuar në Shkodër, ku një shtetas ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në një shtyllë. Paraprakisht…

E BUJSHME/ Një ministër ‘non grata’ në SHBA dhe një tjetër ka dhënë dorëheqjen në qeverinë e Ramës?

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar zërat për një ministër të qeverisë që mund të jetë shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës….

“Bënin presion për të nisur terapi hormonale!”/ Tra nsgjinorja bën rrëfimin tronditës: Më thanë, ‘je në trupin e gabuar’! Ja si na manipulonin

Transgjinorja Luana Myrto ka ndarë rrëfimin e saj tronditës për mënyrën si, sipas saj, është ndikuar nga disa përfaqësues të komunitetit LGBT, të cilët siç pretendon ajo…