U fsheh 40 minuta pas makinës, e kapi pI.umbi rikoshet/ Detaje nga vr*sja e biznesmenit, autori aksioner i një guroreje

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja tronditëse e tre ditëve më parë në Tepelenë, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi. Pas kësaj ngjarje të rëndë ku një shëtitje për gjah përfundoi në tragjedi fshihet një motiv krejtësisht banal.

48-vjeçari Kamber Sulçaj nga Mesapiku i Vlorës ka qenë duke lëvizur me makinë në të njëjtin aks më biznesmenin i cili së bashku me miqtë e tij po ktheheshin nga gjahu. Dritat e gjata të Land Roverit të italianit krijuan shqetësim tek autori Kamber Suçaj çka bëri që mes tyre të niste një konflikt që degradoi në ofendime mes palëve.

Pas këtij momenti 48-vjeçari ka gjurmuar makinën e biznesmenit . Ai u ka zënë pritë në zonën e njohur si Qafa e Dilanit dhe ka hapur zjarr ndaj automjeteve.

Pasagjerët kanë arritur të braktisin mjetet dhe të hidhen në kanal për t’i shpëtuar plumbave, por biznesmeni mbeti për rreth 40 minuta i bllokuar mes breshërisë, pa mundur të lëvizte. Mjaftoi një plumb rikoshet që t’i merrte jetën.

48-vjeçari, i cili është i shpallur në kërkim rezulton që të jetë aksioner në një gurore në Brataj të Selenicës në Vlorë, të quajtur ‘Stone Quramenga”.

Në këtë gurore është aksioner me 25%, së bashku me babain e tij Delo Sulçaj i cili ka 20% të aksioneve dhe vëllain Akil alias Ermal Sulçaj me 15% të aksioneve, si dhe dy persona të tjerë.

Kamber Sulçaj po ashtu posedon edhe një stan me bagëti.

Në maj të vitit 2021, në Vlorë u arrestua vëllai tjetër i Kamber Sulçajt, Gazmendi, së bashku me një kushëri të tyre Roel Sulçajn. Këta të dy u kapën me 2632 fara kanabisi të cilat do t’i shisnin me qëllim kultivimin.

Top Channel

Related Posts

Fëmijët që gjetën portofolin dhe e dorëzuan në polici, merren me mirënjohje nga Osmani

Tre fëmijë nga Ferizaj, të mërkurën e gjetën një portofol me para dhe dokumente e të njëjtin e dorëzuan në polici. Ndërkaq, sot në Ditën Botërore të…

Sk*ndaloze: Djali i Adelina Tahirit me a*rmë në dorë

Adelina Tahiri sot gjatë një feste në familjen e saj, ndau një video e cila la pa fjalë të gjithë. Ajo ka publikuar djalin e saj Jonin…

Shqiptari hero në Itali, i shpëton jetën të moshuarit që po mbytej me makinë në kanal: Sot mora dhuratën më të bukur të ditëlindjes!

Një akt i jashtëzakonshëm guximi dhe humanizmi është regjistruar sot në Padova të Italisë, ku një shqiptar 32-vjeçar i ka shpëtuar jetën një të moshuari italian, pasi…

Olti Curri zbulon listën e re të banorëve të “Big Brother VIP 5” dhe datën e nisjes së spektaklit

Ndërsa ethet për nisjen e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania” kanë filluar, me datën e përfolur të startit më 20 dhjetor, gazetari Olti Curri…

“Shqipëria goditet të shtunën nga i ftohti polar’, sinoptikania paralajmëron: Më 27 nëntor vjen një tjetër fenomen ku…

Sinoptikania bëri parashikimin e motit për fundjavën dhe ditët në vijim. Sipas saj, të shtunën në mbrëmje pritet depërtimi i një mase të ftohtë polare në Shqipëri,…

Berat Nimani dënohet me b’urgim të përjetshëm

Gjykata e Landit në Bielefeld ka dhënë sot një verdikt shokues për familjarët e boksierit të ndjerë, Besar Nimani, duke i dënuar ata me masa drastike pas…