Zbardhen tarifat e reja të përmbarimit shtetëror, ja si do ndryshojë pagesa e tarifave për gjobat, detyrimet dhe pronat

Qeveria ka përcaktuar tarifat e reja fikse të cilat do të aplikohen nga përmbarimit gjyqësor shtetëror, ku një pjesë prej tyre janë në rritje në raport me ato që janë aplikuar deri më tani.

Referuar udhëzimit të përbashkët të Ministrit të Financave dhe Ministrit të Drejtësisë, të botuar në Fletoren Zyrtare, tarifat e përmbarimit për vënien në ekzekutim të titujve që përmbajnë vlerë detyrimi nga 1– 500 mijë lekë, variojnë progresivisht 6 mijë deri në 30 mijë lekë. Kufiri maksimal i kësaj tarife ka pësuar dyfishim.

Tarifat fikse përmbarimore në përqindje për vlerat e detyrimit që nisin nga 500 mijë lekë është në nivelin 5.5 për qind dhe më pas aplikohen në zbritje për vlera më të mëdha. Ndërsa për vlerat janë nga 30-90 milionë lekë, përqindja e aplikuar është 1.65%.

Për vlerat mbi 90 milionë lekë, tarifa fikse është 1.1% , e thënë ndryshe jo më pak se 1,48 milionë lekë dhe maksimumi deri në 2,5 milionë lekë.

Udhëzimi detajon edhe detyrimet jomonetare dhe ato të pavlerësueshme, ku tarifat fikse lidhen me pagën bazë minimale.

Për lirimin dhe vënien në posedim të pronës të paluajtshme, tarifa fikse përllogaritet në masën e 2 pagave bazë minimale mujore kur prona nuk ka vlerë të përcaktuar. Nëse prona ka vlerë referuese (sipas Kadastrës ose ekspertit), tarifa llogaritet në përqindje mbi vlerën, sipas tabelës së detyrimeve monetare.

Për marrjen e fëmijës dhe lejimin e së drejtës së vizitës, masa e tarifës fikse është 5,000 lekë.

Tarifa fikse që lidhet me ekzekutimin e masës së detyrimit ushqimor është zero lekë.

Gjobat Penale/Administrative, tarifa është 10% për vlera deri në 100,000 lekë dhe 5% për vlerat mbi 100,000 lekë.

Për vendimet gjyqësore mbi sigurimin e padisë, tarifa përcaktohet sipas vlerës së saj. Kur padia ka vlerë deri në 500 mijë lekë, aplikohet ¼ e pagës bazë minimale; nga 500 mijë deri në 2 milionë lekë tarifa është gjysma e pagës bazë.

Sipas udhëzimit, tarifa fikse parapaguhet nga kreditori, por në fund të ekzekutimit i ngarkohet debitorit. Për të gjitha tarifat e parashikuara zbatohet edhe vlera përkatëse e TVSH-së.

Kategoritë kryesore që përjashtohen nga detyrimi i parapagimit të tarifës fikse në momentin e nisjes së procedurës janë subjektet që përfitojnë ndihmë juridike të garantuar nga shteti ose që përjashtohen për shkak të paaftësisë paguese; Subjekti që paraqet për ekzekutim një vendim gjyqësor mbi të drejtat civile në procesin penal; Pala kreditore që paraqet për ekzekutim një vendim përfundimtar të gjykatës administrative; Organet e Administratës Shtetërore për ekzekutimin e vendimeve për kundërvajtjet administrative.

Të ardhurat e përfituara nga kryerja e veprimeve përmbarimore, i kalojnë në masën 10% Shërbimit Përmbarimor Shtetëror, ndërsa 90% derdhen në buxhetin e shtetit.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…