Udhëtimet jashtë vendit, vjen lajmi i rende për shqiptarët!

Një ndryshim thelbësor në mënyrën e udhëtimit drejt vendeve të Bashkimit Europian po vjen për shtetasit jo-anëtarë, përfshirë edhe ata shqiptarë. Duke nisur nga 12 tetori 2025, nis zbatimi i sistemit të ri digjital të njohur si Sistemi i Hyrje-Daljeve (EES), një mekanizëm i krijuar për të zëvendësuar vulat manuale në pasaporta me regjistrimin elektronik të lëvizjeve kufitare.

Çfarë ndryshon për udhëtarët jo-BE?
Në kalimin e parë të kufirit në një nga vendet pjesë të sistemit EES, udhëtarët duhet të përgatiten për një procedurë të re. Në vend të vulosjes së thjeshtë, ata do t’u nënshtrohen mbledhjes së të dhënave biometrike. Konkretisht, do të kërkohen:

Imazhi i fytyrës (fotografi në kohë reale) për të gjithë udhëtarët.
Katër gjurmë gishtash për udhëtarët që nuk kanë nevojë për vizë (siç janë shtetasit shqiptarë). Për mbajtësit e vizave, gjurmët e gishtave janë tashmë të ruajtura në sistemin VIS dhe nuk do të kërkohen sërish.
Ky proces i ri pritet të shkaktojë vonesa të konsiderueshme, veçanërisht në fazën fillestare të zbatimit. Pritet që koha e përpunimit në pikën kufitare të zgjatet 1.5 deri në 3 herë më shumë sesa aktualisht. Megjithatë, regjistrimi në sistemin EES është pa pagesë.

Si funksionon sistemi i ri dhe përfitimet kryesore
Sistemi EES do të regjistrojë të gjithë shtetasit jo-BE që udhëtojnë në zonën Schengen për qëndrime afatshkurtra, deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.

Logaritja automatike: Sistemi do të llogarisë automatikisht sa ditë keni qëndruar në zonën Schengen dhe sa ditë ju mbeten nga kuota prej 90 ditësh.
Ruajtja e të dhënave: Të dhënat biometrike dhe të lëvizjes do të ruhen për 3 vjet. Nëse tejkaloni afatin e lejuar të qëndrimit, kjo periudhë zgjatet në 5 vjet.
EES do të zbatohet në 29 shtete europiane, duke përfshirë të gjitha vendet anëtare të zonës Schengen, si dhe Islandën, Lihtenshtejnin, Norvegjinë dhe Zvicrën. Nga ky sistem përjashtohen Irlanda dhe Qiproja, të cilat do të vazhdojnë të përdorin vulat tradicionale në pasaportë.

Kush preket dhe kush përjashtohet?
Sistemi i ri EES do të përfshijë çdo shtetas të vendeve jo-BE/Shengen që udhëton për qëndrime të shkurtra. Nga regjistrimi në EES përjashtohen qytetarët e këtyre grupeve:

Qytetarët e BE-së, Zonës Ekonomike Europiane (Norvegji, Islandë, Lihtenshtejn) dhe Zvicrës.
Poseduesit e lejeve të qëndrimit ose vizave afatgjata (D) në një vend anëtar.
Shtetasit e Andorrës, Monakos, San Marinos dhe Vatikanit.
Diplomatët, krerët e shteteve, personeli i NATO-s, si dhe punëtorët e transportit ndërkombëtar (ekuipazhet).

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…