LAJMI I FUNDIT/ Prag tr*gjedie në Kamëz “Njëri e g*diti me thikë në ballë, tjetri në bark”

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur paraditen e sotme pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova”, ku disa të mitur janë përfshirë në një konflikt fizik që ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve prerëse.

Sipas Policisë së Tiranës, përplasja ka ndodhur rreth orës 10:50 në bulevardin “Nënë Tereza”, në afërsi të shkollës. Si pasojë e incidentit, dy 16-vjeçarë janë plagosur dhe ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve pasi kanë marrë plagë në zonën e kraharorit dhe janë ende në fazën e ekzaminimeve mjekësore.

Gjithashtu, një tjetër bashkëmoshatar ka pësuar lëndime të lehta dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dëshmive të mbledhura në vendngjarje, konflikti mes të rinjve ka nisur pas një përplasjeje verbale dhe ka përfunduar me përdorimin e thikave. Njëri nga të përfshirët ka goditur me mjet prerës 16-vjeçarin në zonën e ballit dhe është larguar me shpejtësi, ndërsa më pas një tjetër nxënës ka ardhur dhe e ka goditur në bark.

Ngjarja ka shkaktuar panik te nxënësit dhe ka krijuar rrëmujë në ambientet përreth shkollës. Policia dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa shërbimet e rendit kanë shoqëruar disa persona për të dhënë deklaratat e tyre.

Aktualisht, grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, si dhe për të identifikuar dhe ndaluar të gjithë personat e përfshirë në konflikt. Po ashtu, janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të ndihmuar në hetime.

Dëshmia e nxënësit:

“Une isha aty kur u theren. Ja nguli thiken njeri ketij djalit qe ndodhet ne spital ja nguli te balli dhe ja futi vrapit pastaj erdhi shoku i ktij dhe ja nguli ne bark dhe iku dhe ai me vrap. U zune shume u be shun rremuj nuk kuptum asgje. Pastaj erdhi ambulanca direkt dhe policia. U zune shume nxenes por ky mbeti me lendime te medha. Imagjino ishte krejt gjak ne fytyre. Eshte sa une ai djali, ne vit te 2. Nuk i mbajm telefonat na i mbledhin po kan hapur kamerat. Nuk i dime arsyet akoma, po meren mesuesit me polict. Po shum keq jan zon pz”

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…