Skip to content

Rama bën shaka për Trampin, Makron ia fut me shpuIIë duke qeshur, çfarë ndodhi mes liderëve duke sjellë jehonë në mediat botërore(VIDEO)

Kryeministri Edi Rama u gjend në kryeqytetin e mbretërisë daneze, Kopenhagë, për Samitin e Bashkimit Evropian dhe pak para nisjes, një bisedë me batuta u kthye në video virale.

Siç shikoni pamjet, në një moment Rama, në prani të presidentit të Azerbajxhanit, i drejtohet presidentit francez Emmanuel Macron me një batutë që ironizonte gafën e përsëritur të Presidentit të SHBA-së që dy herë ngatërroi në dalje publike Shqipërinë me Armeninë, duke u mburrur se kishte ndalur një konflikt me Azerbajxhanin.

“Ti duhet të kërkosh falje, këtu, ne të dyve, sepse nuk na urove për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit,” i thotë Rama, Makronit, i cili i hutuar po rrekej ta dëgjonte me vëmendje se çfarë po thoshte kreu i qeverisë shqiptare.

Pasi e dëgjoi, kinse duke qeshur, Makron ia jep një shpullë të lehtë Ramës në faqen e majtë dhe largohet.

Pamjet u bënë virale dhe media të rëndësishme botërore si britanikja “The Telegraph”, dolën me titullin Liderët ‘tallën’ Trumpin.

“Liderët evropianë tallin Trump-in për ngatërrimin mes Shqipërisë dhe Armenisë. Kryeministri shqiptar shihet duke ngacmuar Emmanuel Macron dhe presidentin e Azerbajxhanit në samit”, komenton gazeta britanike.

“Presidenti amerikan i ka ngatërruar disa herë emrat e shteteve gjatë fjalimeve për përpjekjet e tij për të zgjidhur tensionet e thella mes Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe ato janë kthyer në një burim humori mes liderëve botërorë.

Edi Rama, kryeministri shqiptar, u filmua duke ngacmuar Macron-in dhe Ilham Aliyev-in, presidentin e Azerbajxhanit, për këtë ngatërrim gjatë një takimi të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë të enjten.

Me dorën mbi supin e Macron-it, Rama tha me batutë: “Duhet të na kërkosh falje… sepse nuk na uruat për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.”

Aliyev qeshi, ndërsa Macron buzëqeshi dhe tha: “Më vjen keq për këtë.”

Historia që u bë virale

Në mënyrë të përsëritur Trump është mburrur se ka shuar disa luftëra dhe mes tyre, sipas tij, edhe një konflikt në precipitim mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Liderët e dy vendeve shkuan në gusht në Shtëpinë e Bardhë dhe me ndërmjetësimin e Trump u angazhuan që të respektojnë integritetin territorial të njëri-tjetrit dhe të përmbyllin një konflikt që zgjaste prej gati katër dekadash. /noa.al

 

Published inTë fundit