Babain i nvalid dhe motrën të sëmurë, zbulohet mesazhi tr ondites qe u dha 28-vjeçari Kuksian

Personi që shihni në foto është 29-vjeçari Bekim Halilaj, me origjinë nga fshati Bicaj i Kukësit, i cili më 28 shtator, u gjet i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor pranë “Westland Shopping” në Bruksel.

Trupi i të riu shqiptar qëndroi për disa orë i varur, ku ishin kalimtarët ata të cilët fillimisht e ngatërruan me dekorime festive, teksa më pas njoftuan autoritetet. Kanë qenë këta të fundit ata të cilët konfirmuan se bëhej fjalë për një trup të pajetë, të lidhur me kabllo pas një tabele.

Autoritetet belge janë duke hetuar disa pista, mes tyre edhe atë të krimit të organizuar dhe të vetëvrasjes. Por, sipas grupit hetimor, mënyra se si u gjet trupi ka ngjallur dyshime të forta se kemi të bëjmë me një ekzekutim i cili mund të ketë ardhur si pasojë e prishjes së marrëdhënieve me grupet kriminale.

Edhe gazetari shqiptar, Artan Hoxha, e konfirmoi këtë fakt gjatë një interviste të dhënë në “Syri Tv”. Sipas Hoxhës, 29-vjeçari ishte pjesë e një grupi që merret me trafikun e kokainës dhe dyshohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e humbjes së një ngarkese të madhe kokaine.

Bekim Halilaj, është rrëmbyer, është ekzekutuar dhe varur atje jo vetëm si mesazh për kundërshtarët por dhe si shembull që nëse do të tentoni që të na dëmtoni.

“Ky është varur në kryeqytetin e BE-së. Ai ka qëndruar për orë të tëra, dhe njerëzit kanë kujtuar fillimisht se ishin zbukurimet për festat e Halluin. Më pas është bërë verifikimi. Çështja e tij është në hetim. Unë identifikimin e kam bërë në rrethana të tjera. Pritet të vijë kufoma. Familja e tij jeton në fshatin Bicaj, Babai është invalid. Një motër e ka me probleme. Ka ikur atje për një jetë më të mirë. Fillimisht ka qenë në Angli”, tha Hoxha.

Bekim Halilaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë angleze. Në 2 nëntor të vitit 2017, ai së bashku me tre shqiptarë të tjerë u dënuan me 24 vite burg në total nga Gjykata Southampton, për veprën penale të trafikimit të drogës.

Dënimi erdhi pasi grupi u deklarua fajtor për shpërndarjen e kokainës me vlerë prej 4 milionë paund, nga shtatori i 2016 -ës deri në prill të 2017-ës.
Bekim Halilaj dhe Fitim Halilaj, u deklaruan fajtorë edhe për posedimin e një dokumenti identifikimi që përdorej në mënyrë të kundraligjshme. Të katër shqiptarët jetonin në mënyrë të paligjshme në Britani.

“Ata ishin në vend ilegalisht dhe shpesh përdorën identitete të sofistikuara të rreme për të mundësuar qëndrimin e tyre në Britani të Madhe dhe të gjeneronin sasi të konsiderueshme të parave të pista, duke tregtuar kokainë”, shprehej detektivi Tim Ireson.

Konkretisht asokohe u dhanë këto masa për 4 shqiptarët:
Bekim Halilaj, 21 vjeç u dënua me shtatë vjet heqje lirie.
Fitim Halilaj, 27 vjeç, u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burgim.
Tamas Hela, 24 vjeç, gjithashtu u dënua me katër vjet e gjashtë muaj.
Nuri Mucmataj, 26 vjeç u dënua me 8 vjet e 6 muaj burg

Related Posts

Batutat e Ramës me Macron, vjen reagimi i parë nga “Shtëpia e Bardhë”: Presidenti Trump ka..

“Shtëpia e Bardhë” ka reaguar për herë të parë në lidhje me videon virale, ku kryeminsitri Edi Rama shfaqej duke bërë batuta me Macron. Nënsekretarja për mediat,…

Nuk pritej kurrë! Serbia merr vendimin ek strem për ndeshjen me Shqipërinë

Zhvendosja e ndeshjes Serbi-Shqipëri nga Beogradi në Leskovac, nuk është masa e vetme drastike që ka ndërmarrë Federata Serbe e Futbollit për të siguruar që këtë radhë…

Bëni gati paratë! Hyn në fuqi tarifa e kalimit në tunelin e Llogarasë, 5 euro për mjetet normale, 50 euro ato të rënda

Nga sot, kalimi në tunelin e Llogarasë është me pagesë. Pas dy sezonesh verore ku kalimi ishte pa tarifë, tashmë përdoruesit e mjeteve duhet të paguajnë, pas…

“1.6 mln lekë për 100 qytetarë”, keni kohë vetëm 15 ditë – Ja kush përfiton

Juristi Gylsen Zhllima ka ngritur alarmin mbi dy çështje kyçe që rrezikojnë të drejtën e pronës për mijëra qytetarë: shpronësimet në kryeqytet dhe e ashtuquajtura “Paketa e…

Horoskopi ditor, E shtunë 4 tetor 2025

Dashi Dite mjaft premtuese kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat mes jush do shkojnë me se miri dhe nuk do keni çfarë…

Vajza ime 6-vjeçare i tha mësueses së saj “më dhemb të ulem” dhe vizatoi një vizatim që e bëri të telefononte policinë

Vajza ime 6-vjeçare i tha mësueses së saj “më dhemb të ulem” dhe vizatoi një vizatim që e bëri të telefononte policinë. Xhaxhai i saj ishte i…