Pse e mbajnë të fshehur këtë?! Ky është shqiptari që vuajti burg më gjatë se Mandela, plot 31 vjet

Mandela merret si simbol i qëndresës në burg për shkak të viteve që vuajti, por n? të vërtetë ka shqiptarë që kanë bërë burg edhe më shumë se ai. Kujtim Aliaj nga Mallakastra u burgos si 16 vjeç dhe doli nga burgu 47 vjeçar, shkruan Kastriot Dervishi te naishtedikur.com

Postimi i plotë i Kastriot Dervishit
Unë nuk besoj se Mandela, që e marrin shembull të kohëgjatësisë së vuajtjes së dënimit, do dilte gjallë nga kampet dhe burgjet e regjimit komunist në Shqipëri. Ne kemi heronjtë tanë dhe nuk kemi nevojë për shembuj ndërkombëtarë. Prej kohësh kam evidentuar deri tani 1 mijë të dënuar që kanë vuajtur 15-38 vjet privim lirie.

Njëri ndër ta është edhe Kujtim Rustem Aliaj (1940-1995), nga Çorrushi i Mallakastrës i cili vuajti 31 vjet, 4 muaj, 15 ditë, burgim të pandërprerë. U arrestua më 28.6.1956 në përpjekje për arratisje në sektorin e Kakavijës. U dënua me 5 vjet burgim. U ridënua me 25 vjet në vitin 1958 kur vuante dënimin në kamp burgun e Punëtorisë së Artizanatit në Tiranë.

Tentoi të arratisej nga Reparti nr.309 Rubik, në vitin 1963, së bashku me Ahmet Manxhar Hoxha (nga Kolonja e Gjirokastrës, pushkatuar në vitin 1979) Demir Sinan Shkoza (nga Priska e Madhe Tiranë, dënuar me vdekje). U dënua sërish me 25 vjet heqje lirie. U lirua nga burgimi më 13.11.1987.

(Nga disa dëshmi të marra, fotografia në të cilën është Kujtimi 23 vjeçar, besohet se është bërë në prag të arratisjes së tij në vitin 1963 në Repartin nr.309 Rubik. I shpreh mirënjohjen z.Eduart Aranitasi që pati mirësinë të ma dërgojë)

Related Posts

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që pritet të pasurohen në muajt në vijim

Astrologët parashikojnë se katër muajt e ardhshëm do të sjellin mundësi të rëndësishme për tre shenja të zodiakut , duke hapur rrugën për rritje financiare dhe partneritete…

“Kur shikoj çantën e shkollës më merret fryma”/ Mamaja e Martin Canit: Po shkruaj një libër për vitin e TMERRIT, ja kujtimi i fundit me djalin

Mbrëmjen e sotme në ‘Goca & Gra’ ka qenë e ftuar mamaja e Martin Canit, Florina. Një vit pas ngjarjes së rëndë ku një 14-vjeçar është vravë…

“Them shpesh ‘përse po jetoj?’”/ Një vit nga vr asja e Martin Canit, rrëqeth nëna e 14-vjeçarit: Djali i vogël ende nuk e pranon

Kjo e martë e 18 nëntorit shënon një vit nga vdekja e të miturit Martin Cani, i cili u vra nga bashkëmoshatari i tij me thikë pranë…

Sa kohë pas fëmijës së parë duhet ta lindësh fëmijën e dytë? Studiuesit e kanë një përgjigje…

Një studim skandinav i 47,000 familjeve i jep përgjigje një pyetje që bëhet vazhdimisht. Cila është diferenca më e mirë mes motra-vëllezërve? Një diferencë prej 5–6 vitesh…

Granit Xhaka po fishkëllehet në “Fadil Vokrri”, reagon tranjeri i njohur shqiptar

Në stadiumin “Fadil Vokrri” po zhvillohet ndeshja Kosovë-Zvicër, e fundit për kualifikim në Botëror. Por, ajo çka po befason në këtë ndeshje që po zhvillohet me ritëm…

Top Channel e pushoi nga puna, Enxhi Nasufi bën reagimin e fortë

Moderatorja Enxhi Nasufi ka thyer heshtjen në rrjetet sociale, duke bërë një reagim të parë vizual që është interpretuar menjëherë si një mesazh ndaj situatës së saj…