“Shqiptarët me kryeministrin më mizogen në Europë”- Sali Berisha: Gratë paguajnë çmimin e na rkodiktaturës! Dhuna ndaj tyre, në nivelet më të larta

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën “Të bësh ndryshimin: nga influencues në vendimmarrës”, u shpreh se gartë në vendin tonë, sipas tij, po paguajnë çmimin e narkodiktaturës.

Berisha theksoi se dhuna ndaj tyre është në nivelet më të larta, duke shtuar se “shqiptarët kanë kryeministrin më mizogen në Europë”.

“Jeta e gruas shqiptare në narkodiktaturën autoritare të bazuar mbi drogën është me shumë drama, është jashtëzakonisht e dhimbshme”, deklaroi kryedemokrati.

Duke shtuar: “Shqipëria, duhet ta kenë të qartë, se kanë kryeministrin më mizogen në Europë. Kryeministër që agreson, zyrtaret, ministret, edhe gazeret, edhe para kamerave, nuk përmbahet. Agreson fizikisht”.

Sali Berisha: Sot, ato janë punonjëse, punëtore, ekspertet më të keqpaguara në gadishullin e Ballkanit. Por, jeta e gruas shqiptare në narkodiktaturën autoritare të bazuar mbi drogën është me shumë drama, është jashtëzakonisht e dhimbshme. Çfarë ndodh me instalimin e narkoshtetit?

Paraja e drogës, është një para toksike, e cila shkatërron me mijëra e mijëra vende pune, falimenton me qindra ndërmarrje eksporti dhe le si alternativë të vetme për të rinjtë shqiptarë, largimin nga Shqipëria.

Nuk gjen kund në Europë me vatra bosh, sepse fëmijët janë larguar. Nënat kryefamiljare, sepse burrat janë larguar në emigracion. Nuk ka një vend tjetër të dytë, ku dhuna ndaj grave të ketë këtë agresivitet që ka në Shqipëri dhe që kjo, duhet ta pranojmë. Në qoftë se, trashëgimia jonë, nuk është se na bën dhe shumë nder raportet gjinore, por përsa i përket vrasjes, ajo ka qenë eksepsioni i të gjitha ekscepsioneve në traditën tonë.

Kurse sot, ne numërojnë numrin më të lartë të vrasjeve të grave, sepse nuk ka një mbrojtje. Sot dhuna nxitet.

Shqipëria, duhet ta kenë të qartë, se kanë kryeministrin më mizogen në Europë. Kryeministër që agreson, zyrtaret, ministret, edhe gazeret, edhe para kamerave, nuk përmbahet. Agreson fizikisht.

A mund të imagjinoni ju, se si reflektohet ky qëndrim i egër i njeriut që humbet kontrollin kur ndodhet para një gazetareje që i bën një pyetje që nuk i pëlqen, apo një ministre që nuk është dakord me mendimin e tij.

Një njeriu që, po t’ia shohësh kabinetin e ka plot me gra dhe vajza, por e kam thënë dhe e them: më rikujton Gedaffin, i cili nuk mbate badigardë, por mbante badigarde.

A e dëgjoni ndonjëherë ju, a i dëgjoni ndonjëherë shqiptarët, këto zonja të nderuara, të shqipërojnë njëherë në parlament fjalën familje, të shqipërojnë në parlament vajzë shqiptare, grua shqiptare, nënë shqiptare. Asnjëherë! Sikur janë të gjitha robot.

Nuk ekzistojnë. Shtetërohen në mënyrë të paimagjinueshme. Në vend se të jenë promotorë, avokate të fuqishme të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të grave , rolin e tyre të vërtetë, ato shndërrohen në automatin që i thurin lavde dhe hymne. Kujt? Njeriut më mizogen, kryeministrit më mizogen të Europës. Është kjo e vërteta!

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…