Skip to content

Albi dhe Haxhiu shmangin tr*gjedinë, i shpëtojnë j’etën gruas në mbikalim

Një ngjarje e rëndë u parandalua sot pranë mbikalimit të Kavajës, në afërsi të Mobilerisë “Veliu”, ku një grua t*entoi t’i jepte fund j*tës duke u hedhur nga lartësia.

Fatmirësisht, falë reagimit të menjëhershëm të disa qytetarëve të pranishëm në vendngjarje, situata u vu nën kontroll dhe j*eta e gruas u sh*pëtua.

Dy qytetarë, të identifikuar si Haxhiu dhe Albi, arritën të komunikojnë me gruan për rreth 20 minuta, derisa ajo u largua nga rre*ziku duke e bërë të hiqte dorë nga akti i rëndë.

Pas ndërhyrjes së tyre, në vendngjarje mbërriti edhe policia e cila po kujdeset për sigurinë e gruas.

Falë kurajos së dy qytetarëve, jeta e një gruaje u shp*ëtua duke shmangur një tragj*edi e mundshme.

Mesazhi i qytetarit:

“Te mbikalimi Kavaje prane Mobileri Veliu fale qytetareve prane , shpetohet jeta e nje Gruaje donte te hidhej nga mbikalimi , Nje person me emrin Haxhiu dhe Albi e mbajti 20 min me muhabet derisa e shpetuan. Ju lutem postojeni dhe policia u ve ndijeni dhe erdhi pasi e shpetuam”

Published inTë fundit